Nisma e policisë për përgjimet/ Juristët për Report Tv: Antikushtetuese dhe abuzive! Qytetarët do jetojnë me 'frikën' se po përgjohen çdo moment

TIRANË- Propozimi për ndryshime ligjore në lidhje me dhënien e të drejtës policisë për përgjime është kundërshtuar njëzëri nga juristët, duke e cilësuar si antikushtetuese. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka marrë mendimet e disa juristëve, të cilët me argumente të ndryshme, artikulojnë të njëjtën gjë, që kjo nismë bie ndesh me të drejtat themelore të individit. Ndalur te deklarata e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili tha se janë të nevojshme përgjimet që ai i quan parandaluese për t'u paraprirë ngjarjeve kriminale, juristët shprehen se kjo është abuzive, prapa së cilës fshihen qëllimet të tjera të fshehta. Ndërkohë, për avokatin Ferdinand Doja, kjo do të bënte që të gjithë qytetarët të jetojnë me mendimin se po përgjohen nga momenti në moment.

"Në radhë të parë ka një kod procedure, që i ka të përcaktuara rastet kush, kur dhe sa duhen përgjuar, këtu te ne është abuzuar gjithmonë me përgjimet. Policia ka përgjuar në mënyrë të ligjshme dhe të paligjshme. Duhet ndryshuar Kodi i Procedurës Penale. Të gjitha problematikat, kërkesat e policisë janë abuzive që të shfrytëzojë apo dhunojnë njerëzit në mënyrë të kundërligshme", tha Ardian Leka, avokat.

"Për mua është e kundërligjshme, shkelje flagrante nëse do e marrë policia, se përgjigjet bëhen me urdhër nga Prokuroria dhe miratim nga Gjykata. Do ketë abuzime dhe shkelje të drejtave të njeriut. Në Gjykatë do shikoni që ka shumë vendime për pavlefshmëri të përgjimeve për mënyrën se si janë bërë. Nëse do bëhet përgjimi nga Policia nuk do jetë më i kontrollueshëm dhe nuk mund të jenë ligjshme. Nuk marrin vlerën e provës për sa kohë nuk ka një vendim gjykate. Përgjim parandalues për mua është një term abuzim, duhet të jetë procedurial, se i bie të gjithë të jemi të shokuar apo me atë mendimin se po përgjohemi. Duke qenë se policia nuk merr në asnjë vend miratim, do krijohet ideja se të gjithë do jemi të përgjuar", u shpreh avokati Ferdinand Doja.

"Kemi të bëjmë me shkelje të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Përgjimet parandaluese nuk shërbejnë si provë. Duhet parimi i propocionaliteti, jo pa gjëllim është përcaktuar që është Prokuroria që autorizon përgjimin pavarësisht institucionit që e paraqet këtë kërkesë". "Shkelen të drejtat e qytetarëve. Ikja e përgjimit nga Prokuroria është abuziv", deklaroi për Report Tv, avokati Andi Duraj.

"Kjo është një iniciativë antikushtetuese që shkel të drejtat e njeriu, merret si iniciativë për shantazh në këtë situatë të gjithë janë subjekte të policisë që shkojnë drejt te policia dhe kjo mund t'i përgjojë të gjithë pasi mendon se do i sjellin një problematikë. Kjo iniciativë për përgjimet që mund të bëj policia është në Kodin e procedurës Penale, është e mirëpërcaktuar koha, kur dhe kush përgjohet. E kryer nga policia është antikushtetuese. Do të sillte një përplasje me aktet e tjera që ka sot në legjislacionin shqiptar dhe mbivendosje të këtyre akteve. Kjo iniciativë e marrë nga mazhoranca është për shantazh politik drejtuar opozitës apo partive të tjera. E kryer nga Policia, ku ka individë të saj në institucionet e reja të drejtësisë përbën një shkelje. Duke u përgjuar nga Policia anashkalohen institucionet e krijuara përfshirë edhe SPAK dhe GJKKO", përfundoi avokati Artan Murrizi.

Me këtë nismë, nëse miratohet nga Parlamenti, policia mund të përgjojë, survejojë fotografojë dhe filmojë në mënyrë të fshehtë këdo dhe kudo, me urdhër të titullarit të policisë, me pretendimin se dyshohet se po planifikon të kryejë në krim. Titullarët e policisë janë persona politikë, pasi varen nga ministri i Brendshëm. Kundër kanë dalë edhe SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, duke thënë se janë të pavarur dhe nuk kanë pse të japin llogari te ministri i Brendshëm. Kundër Lleshajt kanë dalë edhe deputetet e mazhorancës.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 28/05/2020 13:39

    Mos na harxhoni kohen dhe energjine me keto shfaqie per te vjell. Shteti funksionon mbi bazen e ligjeve. Sa me shume ligje aq me shume korrupsion,kjo eshte e provuar ketu ne Shqiperi gjate ketyre 30 vjeteve tranzicion nga diktatura ne demokraci. Ketu duhet te filloj cdo gje nga e para,por mbasi te quhen te konfirmuar nga Aleanca EuroATLLANTIKE REFORMA NE DREJTESI DHE AJO ZGJEDHORE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja