Nisma e re “3 lëndë në 6 orë”,
ja si e komentojnë mësuesit

Nisma e re “3 lëndë në 6 orë”,<br />ja si e komentojnë mësuesit<br>
“Tri lëndë në gjashtë orë” është nisma më e re nga Ministria e Arsimit e cila do të fillojë që nga 1 shkurti duke ndryshuar tërësisht mënyrën e mësimdhënies dhe reduktuar peshën e rëndë të nxënësve në çanta.

Në shkolla nuk do të zhvillohen më 6 lëndë mësimore nga 45 minuta, por një lëndë do të zhvi llohet brenda 2 orëve, duke grupuar gjatë këtij afati kohor tema që lidhen me njëra tjetrën.  Report TV sjell qëndrimet e mësuesve, nxënësve dhe prindërve për zhvillimin e ri arsimor. Pranvera Çekani, mësuese gjuhë letërsie në shkollën 9 vjeçare “De Rada” argumenton pse kjo nismë do të jetë lehtësuese si për nxënësit por edhe për vetë mësuesit.

“Çanta është shumë e rëndë edhe kur kemi 5 edhe 6 orë mësim,” tha një nxënëse që quhej Pranvera.

Edhe pse tashmë pensioniste, mësuese Bukurie Bicin e mban të lidhur me shkollën nipi i saj. 42 vitet me një tjetër metodë mësimdhënieje në shkollën Emin Duraku, e bëjnë të vështirë që Bukuria të pranojë projektin “tri lëndë në 6 orë.

“E para do të thotë se informacioni është më i plotë, kjo nisëm është lehtësuese sepse detyrat që do jepja për çdo orë mësimi do ti japë një detyrë shtëpie, pra nuk do jap dy detyra shtëpie sepse pothuajse gjuha ka programin e saj.

Tjetër gjë pozitive është se nxënësit janë të fokusuar se çfarë do të kenë nesër në shkollë, kanë tre lëndë dhe nuk janë të shpërndarë në disa lëndë ose në 6 lëndë,”
shpjegoi mësuese Pranvera Çekani.

“Nxënësit janë me temperamente të ndryshme, me probleme sociale të ndryshme kjo bën që të vështirësohet puna e mësuesit. Prandaj duke i ndarë me kategori mendoj se të gjitha rastet po të marrë të përgjithshmen nxënësit mund të kenë 45 minuta dhe 30 minuta të ndjek 100% por jo 45 minuta, duhet sforco ta përqendrosh atë fëmijë.

Shkaqet mund të jenë të ndryshme si ato që përmendëm më sipër, kështu po të mendojmë për një shtrirje më të gjatë brenda një lënde më duket një mbingarkesë fizike dhe mendore,”
tha Bukurie Bici, ish-mësuese.

“Mendoj se është shumë praktike për arsyen sepse tani që bëj 6 orë mësim çanta ime rëndon shumë dhe kur shkoj në shtëpi jam i lodhur. Mendoj se do jetë shumë më e lehtë kur të jenë tre lëndë, e gjithë bezdisja do jetë e do ti marrim të gjitha për dy orë., javën tjetër kur ta ripërsërisim do jetë pak e vështirë për ta rikujtuar mësimin,” shpjegoi një nxënës.

“Për mua nuk është e bezdisshme sepse të gjitha mësueset janë shumë të mira dhe mendoj se do jetë diçka shumë e mirë se ne do bëjmë dy orë, unë normalisht do jem e fokusuar,” tha një tjetër nxënëse.

Edhe familjarët e nxënësve shprehen për Report Tv se reduktimi i lëndëve mësimore është zgjidhja më e mirë.

“Shumë mirë që do bëhen dy orë sepse rëndon shumë çanta kur bëjnë 6 orë mësim, vetëm ta shikosh se sa rëndonim,” tha një gjyshe që shoqëronte nipin në shkollë.

“Sa të stabilizohen pastaj mendoj se është efikase,” deklaroi një tjetër gjyshe.

Ndërkohë, ditën e mërkurë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla do të realizojë një seancë dëgjimore në komisionin parlamentar të Informimit Publik, për të pasuar ditën e enjte me fillimin e kësaj mënyre të re mësimdhënieje.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet