Nisma e Salianjit për shkarkimin e Alibeajt! Bardhi: Nuk u mbështet as nga grupi tjetër! Deputetë që deri dje i thonin Berishës ‘vrasës’, sot i rrinë në krah për karrierë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nisma e deputetit Ervin Salianji për mbledhjen e firmave me qëllim shkarkimin e Enkelejd Alibeajt nga kreu i grupit parlamentar demokrat, dështoi që në nisje sepse nuk kishte as mbështetjen e plotë nga ‘grupimi’ i ish kryeministrit Sali Berisha.

I ftuar në studion e ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla në Report TV, Bardhi foli për situatën brenda PD duke mohuar lajmet se kishte pasur rrjedhje nga grupi parlamentar aktual.

'Cilido bën zgjedhjet e tij politike. Liria e mendimit dhe e zgjedhjes, e respektoj gjithmonë. Sa i përket asaj iniciative, synonte copëzimin e mëtejshëm e PD prandaj as nuk e kam mbështetur dhe nuk do e mbështes asnjë lëvizje që bëhet për interesa personale. Ajo lëvizje dështoi që në nisje. Salianji, nuk bëri bashkë dot as njerëzit që janë reshtuar krah Berishës. Jo të gjithë ata që ishin krah Berishës ishin dakord me nismën e Salianjit. Unë vazhdoj të kem të njëjtën bindje sikundër pa asnjë diskutim, nuk i kemi fryrë zjarrit të përçarjes prandaj nuk jemi bërë pjesë e konfliktit të brendshëm. Kemi bërë përpjekje për të pasur bashkëpunim me demokratët në zgjedhjet lokale. Nuk ka asnjë rrjedhje nga grupi ynë parlamentar”- u shpreh Bardhi ndër të tjera.

Sa i takon zgjedhjeve lokale të 14 majit, Gazment Bardhi tha se nuk përjashtohet mundësia që të ketë dakordësi me grupimin tjetër brenda PD lidhur me kandidatë të përbashkët për bashkitë në vend, pasi këta të fundit, ndryshe nga Berisha nuk janë të shpallur non-grata dhe se nuk kanë probleme me korrupsionin.

“Ne u përpoqëm të ndërtonim një sistem bashkëpunimi mes demokratrëve. Unë kam bërë të qartë se nëse Berisha do ishte kandidat për kryeministër unë nuk do hyja kurrë në një proces të njëjtë. Kandidatët e bashkvie as nuk janë shpallur non grata as nuk kanë probleme me korrupsionin që ne mos të gjejmë gjuhën e komunikimit”- tha deputeti demokrat.

Bardhi shtoi se kishte pasur përpjekje nga ana e deputetëve të grupimit të Berishës për të joshur deputetët e grupit të Alibeajt. Ai tha se pikërisht deputetët të cilët sot e mbështesin Berishën, kohë më parë e kanë akuzuar si vrasës por tashmë i qëndrojnë pranë për karrierë politike.

Ndërsa sa i takon zhvillimeve të fundit, me arrestimin e ish zyrtarit të lartë të FBI-së në SHBA, Bardhi tha se SPAK e ka për detyrë të hetojë lidhjet e McGonigal me kryeministrin Edi Rama. Ai sqaroi se nuk ka bërë padi në SPAK për këtë çështje por ka kërkuar regjistrimin e procedimit penal, duke theksuar se Rama nëpërmjet Agron Nezës ka paguar 225 mijë dollarë që ish zyrtari i lartë të lobojë për nisjen e hetimeve ndaj PD-së lidhur me rublat ruse.

“S’kam bërë padi në SPAK, por që të regjistroj procedim penal duke kërkuar bashkëpunim me autoritetet në SHBA. SPAK e ka për detyrë që të nisë një proces të tillë, hetimi i prokurorisë së Tiranës për çështjen e lobimit rus, nisi bazuar në një shkrim të Mother Jones, doli artikulli, jepeshin disa fakte të paprovuara dhe prokuroria nisi mbi bazën e kësaj dhe vetë PD kërkoi që të niste hetim. Rama me 2 personazhe të tjerë që janë thjesht zëdhënës të Ramës i kanë kërkuar një zyrtari të FBI lobonte për nisjen e hetimeve ndaj PD, gjatë kësaj periudhe, zoti Neza i jep 225 mijë dollarë zyrtarit të lartë të FBI dhe ky urdhëron strukturat vartëse të tij të nisin hetim. Dhe zyra e kryeministrit nëpërmjet Nezës , merr të dhëna për kundërshtarin politik të cilat ia ka vënë në dispozicion zyrtarit të lartë të FBI dhe ky konsiderohet korrupsion prandaj SPAK ka për detyrë të nis një hetim, se cili do të jetë rezultati mbetet për tu parë, por e ka për detyrë që të marrë të dhënat dhe dosjen”, tha Bardhi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:54
Rama në dosjen e ish zyrtarit të FBI, Bardhi: SPAK e ka për detyrë të nisë hetimin

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi tha se SPAK e ka për detyrë që të nis një hetim për kryeministrin Edi Rama dhe lidhjen e tij me ish zyrtarin e lartë të FBI. Ai bëri një paralelizëm se si prokuroria e Tiranës aso kohe, nis një hetim për PD pas një shkrimi të bërë te ‘Mother Jones’. Për këtë, Bardhi thotë se SPAK duhet të marrë të dhëna dhe dosjen, pastaj se cili do jetë rezultati i hetimit, mbetet për t’u parë.

“S’kam bërë padi në SPAK, por që të regjistroj procedim penal duke kërkuar bashkëpunim me autoritetet në SHBA. SPAK e ka për detyrë që të nisë një proces të tillë, hetimi i prokurorisë së Tiranës për çështjen e lobimit rus, nisi bazuar në një shkrim të Mother Jones, doli artikulli, jepeshin disa fakte të paprovuara dhe prokuroria nisi mbi bazën e kësaj dhe vetë PD kërkoi që të niste hetim. Rama me 2 personazhe të tjerë që janë thjesht zëdhënës të Ramës i kanë kërkuar një zyrtari të FB të niste hetim nga një lobisti për partinë kundërshtare të Ramës që është PD, gjatë kësaj periudhe, zoti Neza i jep 225 mijë dollarë zyrtarit të lartë të FBI dhe ky urdhëron strukturat vartëse të tij të nisin hetim. Dhe zyra e kryeministrit nëpërmjet Nezës i vendos agjentit të FBI, merr të dhëna për kundërshtarin politik dhe ia ka vënë në dispozicion zyrtarit të lartë të FBI dhe ky konsiderohet korrupsion dhe SPAK ka për detyrë të nis një hetim, se cili do të jetë rezultati mbetet, por e ka bërë detyrë që të marrë të dhënat dhe dosjen”, tha Bardhi.

Ora 21:45
Bardhi në ‘Real Story’: Ka deputetë që dje e quanin ‘vrasës’, sot janë krah Berishës për karrierën e tyre personale në politikë

 

Një deklaratë të fortë ka bërë deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, që tha se nga ana e grupit të Berishës ka tentativa për të joshur deputet të grupit të Alibeajt. Ai tha se sot ato deputetë që Berisha ka në krah, e kanë akuzuar si vrasës kohë më parë. Pra sipas tij, kanë ndryshuar qëndrim, pa iu dhënë një shpjegim elektoratit.

“Ka përpjekje të grupit të Berishë për joshur deputet nga grupi tjetër. Por ato kanë refuzuar se pavarësisht joshjes kanë zgjedhur parimet. Ke kolegë që sot janë në një qëndrim dhe befas shkojnë te Berisha, ti humb besimin, ke proces verbale, që deputet që sot janë krah Berishës, ato e quanin Berishës vrasës dhe sot janë krah tij, vetëm se duan të sigurojnë karrierën politike, ne nuk kemi hyrë në politik për të siguruar karrierën tonë politike”, tha Bardhi.

Ora 21:42
Çfarë ndodh nëse Berisha merr vulën e PD? Bardhi: Tërhiqem nga politika! Nuk pranoj ta mbështes si kandidat për kryeministër

Gazment Bardhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se do të tërhiqej nga politika nëse Berisha do të jetë në krye të PD-së si kandidat për kryeministër.

I pyetur për vazhdën e veprimeve nëse gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit për vulën e PD-së, Bardhi tha se një gjë e tillë ishte e pamundur ligjërisht, por nëse ndodhte, nuk do të kishte më karrierë politike brenda Partisë Demokratrike.

“Nëse do zbatohet ligji, është e pamundur që të ndodhë një gjë e tillë dhe gjykata të lërë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit.  Unë personalisht do të mbështes kandidatët e PD-së. Cilido të jetë kandidati që konkurron nën logon e PD-së do marrë mbështetjen dhe votën time. Parakushti është që nëse Berisha do jetë në krye të PD-së kandidat për kryeministër, unë nuk do kem më karrierë politike brenda PD. Nuk do pranoj të mbështes Berishën si kandidat për kryeministër”- u shpreh Gazment Bardhi.

Ora 21:40
Zgjedhjet lokale të 14 majit, Bardhi: Mund të gjendet gjuha e përbashkët me grupimin tjetër për kandidatët e bashkive të cilët nuk janë non-grata

Duke folur për zgjedhjet lokale të 14 majit, deputeti i PD, Gazment Bardhi nuk përjashtoi mundësinë e gjetjes së kandidatëve të përbashkët edhe nga ‘kampi kundërshtar’ demokrat, përsa kohë këta të fundit nuk janë të shpallur non-grata dhe nuk kanë probleme me korrupsionin.

Në studion e Real Story, Bardhi tha se i vetmi kusht i panegociueshëm është që Sali Berisha të mos jetë kurrë kandidat për kryeministër.

“Ne u përpoqëm të ndërtonim një sistem bashkëpunimi mes demokratrëve. Unë kam bërë të qartë se nëse Berisha do ishte kandidat për kryeministër unë nuk do hyja kurrë në një proces të njëjtë. Kandidatët e bashkvie as nuk janë shpallur non grata as nuk kanë probleme me korrupsionin që ne mos të gjejmë gjuhën e komunikimit”- tha deputeti demokrat

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave