Nga sot stacionet e autobusëve në Tiranë me çati të gjelbërt (VIDEO)

Tirana i bashkohet vendeve më ambientaliste si Holanda, Danimarka apo Suedia. Për herë të parë në vendin tonë, duke filluar nga kryeqyteti, stacionet e autobusëve do të jenë me çati të gjelbëruar,  të cilët jo vetëm do të na mbrojnë nga vapa e këtyre ditëve, por njëkohësisht ndihmojnë edhe në pastërtinë e Tiranës. Është vetë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili ka publikuar këtë nismë të veçantë e cila është e para e këtij lloji jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.

"Por, ne nuk jemi si Hollanda" - është justifikimi më i zakontë i atyre që ende nuk i pranojnë korsitë e biçikletave, stacionet e gjelbra të autobusëve apo çdo risi tjetër urbane. Megjithatë, sapo kemi vendosur stacionet e para me çati të gjelbër, të cilët jo vetëm na mbrojnë nga vapa e këtyre ditëve, por ndihmojnë edhe në pastërtinë e Tiranës”, shkruan Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë gjatë këtyre katër viteve një sërë nismash për mjedisin, si mbjellja e 2 milionë pemëve deri në 2030, promovimi i biçikletave, autobusët elektrik etj.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erald: 19/08/2019 17:12

    ne nuk kemi urbane, ky ben lule te stacionet, nejse mire ben se duhet te rish gjys ore te stacioni

    Përgjigju
  • mazniku: 14/08/2019 14:20

    Eshte e vertete.Nje nga linjat me skandaloze ne tirane eshte linja e tiranes se re.Operatori i kesaj linje eshte i papergjegjesh.Duhet ti hiqet kontrata nga bashkia ose te futet nje operator tjeter paralel

    Përgjigju
  • Eri: 14/08/2019 13:27

    Sherbimi urban ne tirane eshte skandaloz(perjashto vetem linjen e kombinatit).Sidomos linja e Tiranes se re.Policia rrugora duhet te ndeshkojne shoferet e autobuzit duke u hequr lejen e drejtimit per mbushjen e autobuzit tejet kapacitetit te lejuar.I kane torturuar njerezit ky operator maracak.Po sben dot sherbim te largohet hajduti.I zente kanceri mallkojne njerezit

    Përgjigju
  • ina: 14/08/2019 11:53

    me cfare do i vadisni.. se ne keto dite vape rruget duhen lare e plerat duhen pastruar por...

    Përgjigju
  • Aboneja: 14/08/2019 11:33

    Hiqe ate operatorin e tiranes se re o Lali eri,se i torturove njerezit.Le qe kot shkruajme ne se mos i lexon ai.

    Përgjigju
    • Lali eri: 16/08/2019 05:00

      Paret mbi te gjitha per popullin nuk eshte problem.. pastaj populli me do mua madje ka njerez qe qajn per mua hajde tung te fala lali eri po pate gje me shkruj ne facebook .. hahaha

  • qytetari: 14/08/2019 11:29

    Bashkia para se te rregulloj stacionet e autobuzeve,te rregulloj sherbimin se eshte shume skandaloz,sidomos linja e tiranes se re.Eshte per te ardhur keq nje sherbim skandaloz i kompanise ferlut (qytetaret thone qe mer bakshish nga Lali Eri)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale