foto arkiv
PRISHTINË, 29 Janar/ATSH/.- Nisma për Kosovën deklaroi sot se e mbështet protestën që do të mbahet të mërkurën (4 shkurt) në Prishtinë, ndërsa ftoi të gjithë qytetarët, anëtarët dhe simpatizantët që të marrin pjesë në të.
Nisma për Kosovën kërkon nga Qeveria e Kosovës që "protestën ta shikojë si të drejtë qytetare të garantuar me Kushtetutë dhe që "policia e Kosovës të jetë në mbrojtje të rendit e të qytetarëve të Republikës".
"Nisma i fton gjithë qytetarët për protesta paqësore, të qeta e dinjitoze, ashtu siç janë edhe kërkesat e drejta e dinjitoze", thuhet në deklaratën e dërguar.
Më herët, pas një mbledhje të përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar së Lëvizjes Vetëvendosje, u vendos që data e protestës së ardhshme të jetë të mërkurën, më 4 shkurt, në ora 12:00, në Prishtinë./m.m/







