Jo kandidim ish-spiunëve, PS ndryshon edhe Kodin Zgjedhor! Balla: Paketa ligjore, për të ‘hedhur dritë’ mbi politikanët! S'kursen as Berishën: Jo në politikë sekretarët e PPSH-së

Socialistët do të kërkojnë të tjera ndryshime ligjore për nismën që do të lërë jashtë politikës dhe funksioneve të tjera shtetërore bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit.  Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, njoftoi se kërkesa për ndryshimin e dy ligjeve të tjera bëhet në shtator.

Edhe pse refuzon ta konsiderojë nismë për të eliminuar politikisht Ilir Metën dhe Sali Berishën, kreu i Grupit socialist njofton se në ligjin e dekriminalizimit, krahas ndalimit të kandidimit të spiunëve të ish sigurimit, do të ketë të tjera ndryshime.

‘Një përmbledhje të të gjithë nismave, janë një paketë. Në fund të korrikut është depozituar një nismë nga grupi i PS për dy ndryshime në dy ligje, njëri për Autoritetin e Dosjes dhe një në lidhje me ligjin për zgjedhjet. Janë nisma që bazohen në propozimin e ardhur për të hequr çdo pengesë dhe për të hedhur dritë mbi personat që zgjidhen apo emërohen. Për të hedhur dritë mbi pastërtinë e figurave, nisur nga rasti i evidentuar tashmë për një politikan të nivelit të lartë që ka mbajtur pozicione shumë të rëndësishme në Shqipëri dhe që mbi këtë politikan kanë rezultuar dokumente të reja shtesë e ekzistojnë disa pengesa nga ligji aktual për vijimin e shqyrtimit. Në Shqipëri në 30 vite ka pasur raste të tjera të cilat kanë arritur ti shmangen përgjegjësisë morale e jo vetëm e të arrijnë në herarkinë më të lartë shtetërore, duke dëmtuar jetën e shumë personave që kanë vuajtur krimet e Sigurimit.  Jo vetëm që këto fakte duhen bërë publike, por të pamundësojmë vazhdimin e ngjitjes së tyre në karrierë dhe hierarki dhe të pamundësohet kandidimi i tyre si anëtar i Kuvendit të Shqipërisë. Ky është draft pune. Drafti që ju keni bërë publik është një draft jo i plotë. Po u flisja për nevojën që në këtë kontekst të përfshihen edhe funksionarët që janë në jetën politike të vendit. Në këtë kontekst duhet të keni edhe pak durim.’- u shpreh Balla.

Balla bëri përsëri thirrje për të nisur hetimet ndaj Sali Berishës, pasi sipas tij, non grata nga 2 vende strategjike, janë indicie të mjaftueshme.

'Është e papranueshme që 30 vjet pas vendosjes së demokracisë, një sekretar partie, i shpallur non grata, ky person të vazhdojë të bëjë pis kuvendin dhe jetën politike në vend. Drejtësia duhet të nisë procedimin penal'.- tha Balla.

Të gjitha ndryshimet ligjore që po kërkon PS, Balla thotë se vijnë pas kërkesës së Autoritetit të Dosjeve, për ndryshimin e legjislacionit që do  t’i hapë rrugë rivlerësimit të lidhjes me ish sigurimin  e shtetit të klasës politike. Sipas nismës ligjore të PS-së u ndalohet kandidimi dhe ushtrimi i funksioneve të larta publike personave ndaj të cilëve provohet nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:04
Balla: Berisha dhe Meta të eliminuar politikisht! Drejtësia të fillojë procedim penal ndaj “non-gratës”, s’mund të bëjë pis Kuvendin

Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla në një prononcim për gazetarët tha se drejtësia duhet të nisë procedimin penal ndaj Sali Berishës.

“Është  e papranueshme që 30 vjet pas vendosjes së demokracisë, një sekretar partie, i shpallur non grata, ky person të vazhdojë të bëjë pis kuvendin dhe jetën politike në vend. Non-grata është marrë nga SHBA dhe nga Britania dhe qëllimi ynë është i qartë; i takon organeve të drejtësisë. I bëj thirrje SPAK që në dritën e akuzave të ngritura nga SHBA dhe së fundmi nga letra që i është dorëzuar Berishës nga Britania e Madhe, unë mendoj që është koha e përshtatshme dhe në rastin tjetër janë bërë publike edhe elementet korruptive dhe lidhjeve të tij politike që i takojnë drejtësisë. 

Ai shtoi gjithashtu se Berisha dhe Meta janë të eliminuar politikisht, ndërsa nisma e propozuar nuk ka të bëjë me persona të veçantë.

“Ata janë të eliminuar politikisht në kuptimin e besueshmërisë publike, nuk ka të bëjë fare me një nismë që lidhet me persona të veçantë. Ndryshimet e propozuara janë domosdoshmëri”, deklaroi Balla.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 23/08/2022 07:08

    Epo kur u bene klyshat e komunistave antikomunista te terbuar Si sju vjen turp e bete vendin republik bananesh dhe krenoheni E dhat shqiperin me koncesion dhe prap krenoheni E perzut gjith rinin nga shqiperia dhe prap krenoheni Dhe prap fajin e ka enveri dhe prinderit e juaj qe e ndertuan shqiperin nuk e vodhen dhe shkaterruan si ju Per ta vulosur te gjitha te keqiat qe po i beni ketij vendi po filloni nje luft te re klasash

    Përgjigju
  • Miri: 22/08/2022 14:39

    Koha e opozites fasade dhe te blere nga regjimi, ka perfunduar. Ky eshte lajm i mire per shqiptaret. Nuk kane rendesi te tjerat. Basha flinte gjume, nje here ne tre muaj kuntohej te bente opozite. Taut dhe te tjereve u eshte prishur qetesia.

    Përgjigju
  • Arbërori: 22/08/2022 13:29

    Edhe Tale Daçiçi paska folë sot, filloni me Edvin shkjaun shqipfolës së pari (aty fle djalli) pastaj me Sala e Ilira , por që do deshproheni keq kur do u dalin tradhtit nga vet koka e sotme e pushtetit!

    Përgjigju
  • Anonim: 22/08/2022 12:56

    KUR DO NDODH SE KETE PO PRESIM SALI KARAXHICI NE BURG DHE HETOHENI DHE PER ARDHJEN E BIN LADENIT NE MAMURRAS KU E STREHOJ TEK FUFT SE KA ZULLUME KY B.Q ????????????????????

    Përgjigju
  • Shqip: 22/08/2022 12:45

    Ja cdo te thote te kesh pasur ne krye te shtetit nje president dhe komandant te forcave te armatosura nje super spiun si IM. Germo Tare germo se do degjojme akoma çudira te tjera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?