Të miturit që janë në konflikt për ligjin ndodheshin sot për një ditë në plazh në kuadër të nismës së riedukimit. Në praninë e policisë së burgjeve kanë kaluar një ditë ndryshe nën rrezet e diellit.
Drejtoria e Burgjeve shkruan se të miturit u argëtuan me lojëra dhe biseda me njëri-tjetrin teksa ditën e sotme e kishin si provë për reflektimin, zbatimin e rregullave dhe sjelljen pozitive. Pas plazhit, të gjithë përgatitën ushqime që t’i konsumonin së bashku.
Para se të largoheshin pastruan çdo mbetje.