Muaji dhjetor, me festat dhe atmosferën e tij të veçantë, është një nga periudhat më të bukura të vitit, ku ndjenja e afërsisë dhe solidaritetit me njëri-tjetrin bëhet më e fortë se kurrë. Megjithatë, jo të gjithë kanë mundësinë t’i përjetojnë këto festa me të njëjtin gëzim. Pikërisht për këtë arsye, çdo gjest solidariteti merr një vlerë të veçantë; ndaj është e rëndësishme të hapim zemrën dhe të ofrojmë mbështetje aty ku ka më shumë nevojë.

Në këtë frymë, One Albania vijoi edhe këtë vit mbështetjen për nismën “Për Ty dhe Familjen Tënde”, e realizuar në bashkëpunim me Qendrën Habitat dhe Shërbimin Shtetëror Social. Përmes kësaj nisme, u shpërndanë mbi 100 pako ushqimorepër persona me aftësi të kufizuara. Procesi i përgatitjes dhe shpërndarjes së ndihmës u shoqërua nga angazhimi vullnetar i punonjësve të One Albania, nën koordinimin e Qendrës Habitat.

Iniciativa u mirëprit edhe nga Drejtori i Shërbimit Social për Qarkun Tiranë, Alfred Muharemi, i cili shprehu mirënjohjen për One Albania dhe Qendrën Habitat, duke theksuar rëndësinë e këtyre nismave për përfshirjen dhe mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve në nevojë.

Po në të njëjtën ditë, One Albania ofroi gjithashtu mbështetje për Kryqin e Kuq Shqiptar, për përgatitjen e pakove me ushqime dhe ilaçe për familje në nevojë. Përmes iniciativave të saj të vazhdueshme të përgjegjësisë sociale, One Albania qëndron pranë komuniteteve vulnerabël përgjatë gjithë vitit.