Pamjet që vijnë nga protesta në Tiranë tregojnë një grup protestuesish të maskuar që kanë shkatërruar plotësisht një dyqan të telefonisë celulare. Xhamajt e vitrinës janë thyer ndërsa protestues të shumtë shihen që futen brenda për të plaçkitur. Ky është vetëm një nga bizneset e shumta që janë goditur nga protestuesit gjatë këtyre 72 orëve të fundit. 


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Protesta/ Shkatërrim e zjarre në rrugët e Tiranës, të maskuarit sulm Bashkisë, Kuvendit, 3 ministrive dhe bankave e bizneseve! Gurë efektivëve, policia i zmbraps te Kryeministria