Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një postim ku bën të ditur se në shkollat e Berat po vijon me sukses programi i bërjes së detyrave të shtëpisë që gjatë orëve të mësimit, nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të mësuesve.

Sipas Ramës, kjo nismë synon përvetësimin më të mirë të dijes nga nxënësit, lehtësimin e ngarkesës për prindërit dhe forcimin e bashkëpunimit mes shkollës, prindërve dhe komunitetit, në funksion të një arsimi gjithëpërfshirës.

Postimi i plotë i Kryeministrit Rama në Facebook

"Bëjmë detyrat e shtëpisë.Në shkollat e Beratit, programi i bërjes së detyrave që në klasë nën vëmendjen e drejtpërdrejtë të mësusesve me qëllimin për të përvetësuar më mirë dijet, për të lehtësuar ngarkesën e prindërve, si edhe për të ndërtuar marrëdhënie më të mira shkollë-prindër-komunitet nën frymën e një bashkëpunimi të frytshëm dhe arsimi gjithëpërfshirës, po vazhdon me sukses duke ndërtuar një shembull pozitiv të kësaj nisme"