"Nisët luftën më të madhe tregtare në histori", hyjnë në fuqi sanksionet e SHBA ndaj Kinës

Foto Ilustruese

Ditën e sotme Shtetet e Bashkuara të Amerikës hodhën në fuqi sanksionet e tyre 25 përqindëshe për 34 miliardë dollarë importe kineze.

Pas vendimit Ministria e Tregtisë e Kinës thotë se vendi nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të luftojë pasi SHBA-të.

Shtetet e Bashkuara kanë shkelur rregullat e tregtisë së OBT-së dhe kanë filluar luftën më të madhe tregtare në historinë ekonomike.

Shkruhej në deklaratën e Pekinit zyrtar

Taksat e reja të 25% të administratës së Trump do të zbatohen për 818 importe kineze me vlerë 34 miliardë dollarë. Ato janë vetëm faza e parë në taksat që SHBA ka kërcënuar të vendosë, të cilat arrijnë një total prej 450 miliardë dollarësh.

Kina ndërkohë paralajmëroi se nëse SHBA-të do të vinte në fuqi këto sanksione, do të kundërpërgjigjej me të njëjtat sanksione. Që me ardhjen e presidentit Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, sanksione u vendosën edhe për BE-në dhe Kanada-në.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor