Një kameraman dokumentaresh ka kapur disa pamje vërtet drithëruese të disa shpendëve albatrosë të ngordhur për shkak të ushqyerjes së tyre me plastikë në një ishull të largët në Oqeanin Paqësor.
Zogjtë e gjorë u fotografuan me stomakët e tyre të mbushur me mbetje plastike, ndërkohë që të mbijetuarit shihen gjithashtu të rrethuar nga mbetje të tjera.
Fotot hedhin dritë lidhur me ndotjen plastike që ka vrarë dhjetëra mijëra zogj në ishullin që gjendet 3.200 kilimetra nga kontinenti më i afërt.
Fotografi dhe kameramani amerikan Chris Jordan tha se shpreson që fotot shokuese t’i angazhojnë emocionalisht njerëzit me problemet që shkakton plastika në shkallë botërore.