30 vite surfrider Europë kundër ndotjes plastike, prezantohet aplikacioni për lokalizimin e mbeturinave

Një dëshirë për të pasur ujëra të pastra, për të zvogëluar ndotjen  e shkaktuar nga lëndët plastike, për të ruajtur plazhet dhe bregdetin natyror mblodhi së bashku disa ëndërrimtarë 30 më parë për të krijuar Fondacionin Surfrider Foundation Europe. Dje ata ndaluan në Tiranë, ku kanë mbajtur një konferencë mbi reduktimin e ndotjeve plastike, Plastimed 3.

Me prezantimet dhe workshopet e drejtuar nga ata, Surfrider dhe BeMed club ofruan metoda alternative  se si mund të mbledhim të dhëna mbi grumbullimin e mbetjeve plastike në Mesdhe përmes shkencës përfaqësuese, protokolleve ekzistuese dhe perspektivën e bashkëpunimit në Shqipëri.

Në përpjekje për të siguruar të dhëna për ndotjen e lumenjve, Fondacioni ka krijuar një aplikacion për të lokalizuar mbeturinat në lumenj dhe më pas t’i kategorizojë ata në tre kategori: jeshil , të verdhë dhe të kuq në bazë të nivelit të papastërtisë.

 “Unë kam krijuar për Surfrider një aplikacion që mund të përdoret në Smartphone, e cila ndihmon në lokalizimin e mbetjeve plastike. Ne duhet ta dimë burimin e ndotjes plastike fillimisht, duhet ta dimë se ku mund të ndërhyjmë dhe ky aplikacion do të na ndihmojë ne të mbledhim të dhëna gjatë rrjedhës së lumit, për ta ditur se ku duhet të ndërhyjmë dhe ky është qëllimi i vërtetë i projektit’, tha Brugee. 

Krijuesi Antoine Bruge, theksoi se me anë të këtij aplikacioni ato do të shkojnë aty ky problemi është realisht dhe ta pastrojnë zonën, por nuk nguroi të theksojë se pastrimi nuk është gjithçka.

“ Ne nuk mendojmë se pastrimi është e vetmja zgjidhje sepse ne kemi pastruar për 30 vite dhe kemi sërish të njëtat probleme dhe ne besojmë se duhet reduktuar burimi i ndotjes plastike, duke zvogëluar konsumin e tij dhe duhet të sfidojmë kompanitë në mënyrën që e prodhojnë dhe përdorin plastikë’, tha Brugee.

Testimi i këtij aplikacioni është bërë ditën e sotme në ujërat e lumit Buna ku dhe mbetjet ne grykëderdhjen e lumit janë të shumta.

Sufrider Foundation Europe, është një nga organizatat më të mëdha në botë me bazë vullnetare dhe është e shtrirë në 12 vende me rreth 13 mijë vullnetarë.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip