Në Washington këtë verë por ndërtohet një apartament i pa realizuar më parë, duke përdorur kontenierë uji prej çeliku të marra nga anijet, për të ulur kostot e energjive të nevojshme për ndërtimin e një shtëpie. Tetëmbëdhjetë kontenierë detarë që kishin kohë që ishin harruar në portin e Baltimores u spostuan për të realizuar një rezidencë moderne dhe të paraqitshme, që do të jetë shtëpia ku do të jetojnë mjaft studentë në nisje të sezonit universitar në vjeshtë.
Arkitekti i këtij projekti, Travis Price, tregon se kjo ndërtesë bashkon në një qëllim të përbashkët kursimin ekonomik dhe ekologjik dhe prakticiteti për ndërtimin e tij e bën atë të përshtatshëm për një larmishmëri vendesh, përmasash dhe çmimesh. Ai tregon se kjo ide ishte hedhur që në vitin 1960-të, për riciklimin e numrit të kontenierëve në port sa vinte e rritej dhe ata kishin dalë jashtë çdo funksioni, ndërsa tani mund të kthehen në ndërtesa të bukura, elegante dhe funksionale.
Projekti aktual është vendosur pranë Universitetit Katolik të Washingtonit Verior, një vend ideal sipas arkitektit për t’i dhënë jetë dhe gjalleri zonave urbane të kësaj zone.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com