Në Hong Kong nuk është shumë e lehtë të jesh pronari i një kafshe shtëpiake, për shkak se shumë shërbime janë të limituara. Megjithatë prej disa kohësh ka nisur të funksionojë një shërbim transporti për të gjithë ata që duan të kalojnë një fundjavë ndryshe bashkë me kafshët e tyre dhe ky autobuz u mundëson transportin ngado që ata duan të udhëtojnë.
Kjo është mënyra më praktike pasi kafshët nuk lejohen të udhëtojnë me autobusët e transportit publik, parqet për ta janë të pakët dhe udhëtimet me taksi mund të jenë shumë të shtrenjta. Ajo që nisi dy vite më parë nëpërmjet një fushate në facebook është shndërruar tani në një tur të përjavshëm udhëtimi për të gjithë kafshët në qytetin e Hong Kongut, ku më shumë së 1000 pronarë janë bërë pjesë e këtyre udhëtimeve kaq të vecanta duke përdorur këtë shërbim.
Ideatori i “autobusit 99” shprehet se vendi ka shumë njerëz që i duan kafshët dhe kjo është një mundësi për të thyer rutinën e jetës së përditshme dhe rregullat ndonjëherë absurde që janë vendosur për mos lejimin e qarkullimit të kafshëve në transportin publik. Një ndër personat që përdor këtë shërbim tregon se falë këtyre udhëtimeve qeni i saj është bërë më i shoqërueshëm dhe ka bërë mjaft shokë të rinj.
Nëpërmjet këtyre udhëtimeve pronarët e kafshëve largohen nga qyteti duke shkuar në ambiente të hapura ku ata mund të pushojnë dhe kafshët mund të luajnë dhe vrapojnë më lirshëm. Sipas statistikave shtetërore 7.1% e familjeve në Hong Kong zotërojnë një kafshë shtëpiake, dhe janë popullësia me hapsirat më të vogla në botë ku jetojnë bashkë njerëz dhe kafshë.
Mjaft aktivistë bëjnë fushata sensibilizuese në mbrojtje të kafshëve për të treguar më tepër kujdes për to dhe për t’ju ofruar atyre kushte më të mira jetesë.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com