Marrëveshja për draftin e përbashkët pritej t’i hapte rrugë votimit në 6 gusht të ndryshimeve kushtetuese për kufizimin e imunitetit. Por Majko i shuajti shpresat. Një ditë më parë ishte ambasadori amerikan që nuk mundi ta ndryshonte vendimin e Ramës. Muret e selisë të Partisë Socialiste ngjajnë të shurdhër. Asnjë argument nuk hyn brenda. Socialistët janë bashkuar në qëndrimin refuzues ndaj votimit të 6 gushtit, për të mbështetur projektin për ndryshimin rrënjësor të Kushtetutës. Votimi i Prokurorit të Përgjithshëm dhe anëtarëve të Gjykatës së Lartë me shumicë të cilësuar, garanton luftën kundër korrupsionit, sipas PS. Berisha e shfrytëzon kohën që i dha opozita për të akuzuar, jo për të bindur në sinqeritetin e tij, jo vetëm se nuk është i sinqertë në nismën që ka ndërmarrë, por edhe sepse nuk është i interesuar t’i hapë rrugën hetimit të deputetëve dhe ministrave të tij. Propaganda i ka zënë vendin racionalitetit, ndërsa diplomatët e huaj kanë mbetur të vetëm në përfaqësimin e interesit të shqiptarëve. Instistimi i socialistëve për ndryshime rrënjësore në Kushtetutë që zgjedhja e drejtuesve të lartë të sistemit të Drejtësisë të bëhet me votat e tyre dhe të Partisë Demokratike nuk i shërben luftës kundër korrupsionit, por një imuniteti të ri. Një Prokuror i Përgjithshëm që bind të dyja palët për ta votuar, nuk është kundërshtar i palëve, por aleat i tyre. E njëjta gjë vlen edhe për anëtarët e Gjykatës së lartë që supozohohet të shqyrtojë dosjet e korrupsionit. Përvojat e mëparshme nuk i japin të drejtë propozimit të socialistëve. Ato kanë treguar se edhe kur Prokurori i Përgjithshëm ka qenë i zgjedhur nga kundërshtarët politik, apo përfaqësues i tyre nuk ka arritur rezultate.

Në vitin 1997, kur Nano zgjodhi një kryetar të Kontrollit të lartë të Shtetit nga opozita, nuk pati asnjë rezultat në luftën kundër korrupsionit. KLSH nuk kishte mbështetjen e prokurorisë, por edhe kur Prokurori Rakipi hapi një dosje politike korrupsioni, u shkarkua. Shkarkimi i Sollakut në 2007 u bë për arsye të ngjashme. Prokurorja e përgjithshme në detyrë, u shpall armike që kur nisi hetimin e Gërdecit dhe më pas me rrugën e Kombit. Pra, nga viti 2008 e deri sot, prej 4 vjetësh, insitucioni përgjegjës për luftën kundër korrupsionit ka qenë pothuajse kundërshtar i Qeverisë, por asnjë deputet nuk është arrestuar. Gjykata e Lartë nuk kontrollohet nga të zgjedhurit e Berishës, por e shpalli të pafajshëm Ilir Metën me vendim unanim. Në trupin gjykues ishte një anëtar i padëshiruar nga qeveria, por edhe ai votoi siç donte ish-zëvendëskryeministri.

Drejtësia ka dështuar edhe si aleate edhe si kundërshtare e politikës. Do të dukej një luftë e pashpresë nëse përvojat e vendeve ballkanike - anëtare apo kandidate për anëtare të BE, nuk do të tregonin se korrupsioni luftohet me vullnet politik. Rama nuk ka në dorë vullnetin politik të Berishës, por vetëm votën për t’i lënë hapësirë luftës kundër korrupsionit.

Projekti për zgjedhjen e Prokuror it dhe gjykatësve me votat e të dyja palëve duket vetëm si masë mbrojtëse. Opozita po tenton të sigurohet që, kufizimi apo heqja e imunitetit, të mos përdoret politikisht nga Berisha kundër deputetëve të opozitës. Frika po merr vendime në Partinë Socialiste. Rama ishte iniciatori i heqjes së imunitetit këtë vit, kur e përfshiu atë në paketën e integrimit. Në atë paketë nuk flitej për ndryshime kushtetuese të tjera, por shprehej dëshira për president konsensual. Pas dështimit te konsensusit për presidentin, Rama e grisi paketën. Shansi i humbur për presidentin, nuk duket se po e justifikon inkoherencën.

Betimi I mbrëmshëm I Nishanit zyrtarizon Berishën si bllokuesin e vëtetë. Ai fillloi të nxitojë me imunitetin vetëm pasi zgjodhi ose emëroi ministrin. Berisha i ka të gjitha garancitë nga data 24 korrik se heqja e imunitetit nuk do drejtohet kundër tij, por prej tij. Me një prokuror të vetin, me gjykata të dorëzuara tek korrupsioni apo presioni politk, ai mund t’i turret opozitës pa imunitet. Por kjo mbetet vetëm një hipotezë. Kësaj linje veprimi për kontrollin e institucioneve ia hapi rrugën lehtësia e zgjedhjes së Presidentit me 71 vota, pra ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Atëherë Rama votoi që Presidenti të bëhej minister, sot kërkon që Prokurori të bëhet President. Qeveria mezi pret që 6 gushti të dështojë. Ministrat ruajnë imunitetin, opozita merr përsipër akuzat që u takojnë atyre. Në të gjitha këndvështrimet joparanojake, vota kundër e Ramës është dhuratë për Berishën.

Vota e 6 gushtit nuk është vetëm korrektesë e Shqipërisë në proçesin e integrimit. Përfaqësuesit ndërkombëtarë qartësisht e kanë theksuar se kjo datë është e rëndësishme deri vendimtare për afrimin në Bashkimin Europian. Por në raportin me Ramën kjo është ndoshta përpjekja e fundit për të gjetur reflektimin, vetëm 11 muaj përpara zgjedhjeve. Kryetari i Partisë Socialiste po shkon si kandidat për kryeministër. Është në dorën e tij të vendosë nivelin e bashkëpunimit me Brukselin dhe Washingtonin para dhe pas zgjedhjeve.... propozimit të socialistëve. Ato kanë treguar se edhe kur Prokurori i Përgjithshëm ka qenë i zgjedhur nga kundërshtarët politik, apo përfaqësues i tyre nuk ka arritur rezultate.

Në vitin 1997, kur Nano zgjodhi një kryetar të Kontrollit të lartë të Shtetit nga opozita, nuk pati asnjë rezultat në luftën kundër korrupsionit. KLSH nuk kishte mbështetjen e prokurorisë, por edhe kur Prokurori Rakipi hapi një dosje politike korrupsioni, u shkarkua. Shkarkimi i Sollakut në 2007 u bë për arsye të ngjashme. Prokurorja e përgjithshme në detyrë, u shpall armike që kur nisi hetimin e Gërdecit dhe më pas me rrugën e Kombit. Pra, nga viti 2008 e deri sot, prej 4 vjetësh, insitucioni përgjegjës për luftën kundër korrupsionit ka qenë pothuajse kundërshtar i Qeverisë, por asnjë deputet nuk është arrestuar. Gjykata e Lartë nuk kontrollohet nga të zgjedhurit e Berishës, por e shpalli të pafajshëm Ilir Metën me vendim unanim. Në trupin gjykues ishte një anëtar i padëshiruar nga qeveria, por edhe ai votoi siç donte ish-zëvendëskryeministri.

Drejtësia ka dështuar edhe si aleate edhe si kundërshtare e politikës. Do të dukej një luftë e pashpresë nëse përvojat e vendeve ballkanike - anëtare apo kandidate për anëtare të BE, nuk do të tregonin se korrupsioni luftohet me vullnet politik. Rama nuk ka në dorë vullnetin politik të Berishës, por vetëm votën për t’i lënë hapësirë luftës kundër korrupsionit.

Projekti për zgjedhjen e Prokuror it dhe gjykatësve me votat e të dyja palëve duket vetëm si masë mbrojtëse. Opozita po tenton të sigurohet që, kufizimi apo heqja e imunitetit, të mos përdoret politikisht nga Berisha kundër deputetëve të opozitës. Frika po merr vendime në Partinë Socialiste. Rama ishte iniciatori i heqjes së imunitetit këtë vit, kur e përfshiu atë në paketën e integrimit. Në atë paketë nuk flitej për ndryshime kushtetuese të tjera, por shprehej dëshira për president konsensual. Pas dështimit te konsensusit për presidentin, Rama e grisi paketën. Shansi i humbur për presidentin, nuk duket se po e justifikon inkoherencën.

Betimi I mbrëmshëm I Nishanit zyrtarizon Berishën si bllokuesin e vëtetë. Ai fillloi të nxitojë me imunitetin vetëm pasi zgjodhi ose emëroi ministrin. Berisha i ka të gjitha garancitë nga data 24 korrik se heqja e imunitetit nuk do drejtohet kundër tij, por prej tij. Me një prokuror të vetin, me gjykata të dorëzuara tek korrupsioni apo presioni politk, ai mund t’i turret opozitës pa imunitet. Por kjo mbetet vetëm një hipotezë. Kësaj linje veprimi për kontrollin e institucioneve ia hapi rrugën lehtësia e zgjedhjes së Presidentit me 71 vota, pra ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Atëherë Rama votoi që Presidenti të bëhej minister, sot kërkon që Prokurori të bëhet President. Qeveria mezi pret që 6 gushti të dështojë. Ministrat ruajnë imunitetin, opozita merr përsipër akuzat që u takojnë atyre. Në të gjitha këndvështrimet joparanojake, vota kundër e Ramës është dhuratë për Berishën.

Vota e 6 gushtit nuk është vetëm korrektesë e Shqipërisë në proçesin e integrimit. Përfaqësuesit ndërkombëtarë qartësisht e kanë theksuar se kjo datë është e rëndësishme deri vendimtare për afrimin në Bashkimin Europian. Por në raportin me Ramën kjo është ndoshta përpjekja e fundit për të gjetur reflektimin, vetëm 11 muaj përpara zgjedhjeve. Kryetari i Partisë Socialiste po shkon si kandidat për kryeministër. Është në dorën e tij të vendosë nivelin e bashkëpunimit me Brukselin dhe Washingtonin para dhe pas zgjedhjeve.
(Shkrimi u botua sot ne gazetën Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)