TIRANE- Prokuroria e Tiranës do të nisë verifikimet për skandalin me diplomën që djali i liderit të Legga Nord, Renzo Bossi rezulton tashmë të ketë marrë në Shqipëri e konkretisht në universitetin “Kristal”. Burimet pranë kësaj prokuroria thanë për Shqiptarja.com se verfikimet do të bëhen nga Task – Force e krimit ekonomik. Sipas burimeve do të bëhet fillimisht verifimi i hyrje – daljeve të Bossit në pikat e kalimit kufitar në Shqipëri për të konfirmuar nëse ai ka qenë osë jo vizitor në vendin tonë. Veç kësaj prokuroria, bazuar edhe në letër - këmbimin me palën italiane do të kontrollojë rregjistrat e studentëve të universitetit “Kristal” për të verifikuar gjithashtu nëse Renzo Bossi ka qenë student i këtij universiteti dhe është paraqitur ndonjëherë pranë auditorëve të tij. Prokuroria e Tiranës nuk përjashton mundësinë edhe të marrjes në pyetje të drejtuesve të universitetit “Kristal”, në rast se një gjë e tillë do të kërkohet nga autoritetet italiane.
PRECEDENTI
Për dhënien e diplomave për “studentë” që nuk kanë ndjekur asnjë ditë studimet te “Kristal”, rreth dy muaj më parë u ndaluan edhe dy shtetase. Sipas njoftimit të policisë, më datë 28 shkurt 2012 Seksioni Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, në kuadër të operacionit të koduar “Ekonomisti”, në bazë të urdhërit të ekzekutimit të Prokurorisë Tiranë filloi procedimi penal në gjëndje të lirë në ngakim të shtetaseve Hajrije Ismail Hanelli, 59 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Vani Qako Niçka, 76 vjeçe, banuese po në Tiranë. Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë ndikuar në mënyrë të paligjshme ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, për të për marrë diploma të falsifikuara në Universitete jo publike kryesisht në degët Ekonomik dhe Juridik. Më konkretisht ato arrinin tu siguronin personave te interesuar një diplomë të ligjshme pa e frekuentuar universitetin per shumen prej 12 mijë erosh. Këto diploma jepeshin në universitetin Kristal. Hanelli dhe Niçka, të dyja me profesion arsimtare, premtonin kryesisht diploma të Fakultetit Juridik dhe atij Ekonomik, kundrejt shumave që varionin nga 10 mijë deri në 12 mijë euro, në varësi të universitetit ku do t’i “regjistronin”. Operacioni i koduar “Ekonomisti”, ishte realizuar pas një hetimi rreth 6-mujor të kryer me metodat speciale të hetimit. Sipas burimeve, dy sekseret u premtuan të paktën 10 personave që do t’i pajisnin me diploma, por ende nuk kishin realizuar ndonjë rast konkret. Oficerët e grupit hetimor kishin marrë në pyetje disa pedagogë dhe presidentë universitetesh, për t’i pyetur në lidhje me procedimin penal të filluar nga Prokuroria rreth 6 muaj më parë. Me anë të infiltrimit, Hanellit dhe Niçkës u ishte kërkuar një diplomë e Fakultetit Juridik ose Ekonomik, pasi ata premtonin se kishin njohje dhe do ta realizonin pa problem. Një muaj më parë, gjatë kohës që dy arsimtarët ishin në hetim nga policia, kanë kërkuar 12 mijë euro, pasi sipas tyre, gjithçka ishte rregulluar në universitet dhe diploma e kërkuar do t’u jepej në dorë menjëherë pas dorëzimit të parave. . ( ne foto diploma e Renzo Bossit)
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com