Një ditë pa makeup! 

Një ditë pa makeup! 
Të dukesh bukur sot është bërë një sfidë e përbashkët nga  të gjithë. Për vajzat një punë shtesë, është të bërit grim. Ka nga ato vajza që preferojnë të venë pak grim, disa të tjera ‘’e teprojnë’’ me vendosjen e më shumë seç duhet, ndërsa disa janë e mesmja e artë. Por e keni menduar ndonjëherë të mos vendosni fare grim ? Ja 6 gjërat që mund t’ju ndodhin në qoftë se vendosni të mos përdorni grim :

1 - Ju mund të ndiheni më pak të stresuara

 Le të pranojmë faktin që të zgjohemi në mëngjes edhe të mendojmë se si do e realizojmë grimin sot, është një stres më vete. Një stres më pak për ta nisur ditën natyrale.

2 - Fytyra juaj do të qëndrojë më e pastër

Mosvënia e makeup-it, mban lëkurën e fytyrës më të pastër dhe më të re.
 
3 - Ju dukeni më e re pa makeup

Të gjithëve na ndodh që kur nuk përdorim makeup të dukemi më të vogla në moshë. Makeupi-i e rëndon fytyrën dhe na bën të dukemi më në moshë. Sidomos kur makeup-i është i rënduar.

4 - Ju mund të kujdeseni më shumë për lëkurën tuaj

Paratë që shpenzoni në produktet e makeup-it mund t’i përdorni për kremra për një fytyrë të shëndetshme.

5 - Ju mund të vlerësoni më shumë flokët tuaj

Pa praninë e makeup-it në fytyrën tuaj ju mund të filloni t'i kushtoni më shumë kujdes për flokët, që ato të duken më të bukur dhe më të shëndetshëm.

6 - Ju mund të kuptoni që dukeni më bukur pa makeup

Kur mësoheni pa makeup të vendosurit sërisht atë do ju bëj të ndiheni jo rehat. Kështu që mesohuni të ndiheni të bukura ashtu siç jeni sepse nuk ka asgjë më të bukur se të jesh e thjesht dhe natyrale.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon