Hipja apo riardhja në pushtet është vërtet një ëndër e shumë individëve, por edhe pothuajse e të gjitha forcave politike të embrionuara veçanërisht në sisteme qeverisëse pluripartiake. Prandaj, fjala që mbajti të mërkuarën e shkuar Kreu i PD në mbledhjen e Grupit të vet parlamentar “për rikthimin me forca, energji dhe vizione të reja në marrjen e përgjegjësive të qeverisjes”, në vetvete nuk mund të konsiderohet ndonjë herezi. Por, ajo çka e bën dëgjuesin apo lexuesin e tekstit të atij fjalimi, për t’i vënë këtij një pikëpyetje të madhe është kërkesa, se në çfarë burimesh mbështeten dëshmitë e oratorit. Në çfarë burimesh, për të argumentuar dëshirën e tij, që të përputhet kjo ëndër pas zgjimit, me realitetin e një dite të re.
Apo për t’u kthyer ajo në një zhgjëndër, që nxit frymën e pesimizmit për të mos u përpjekur më në rrugën malore drejt pushtetit, apo për të pasuar misioni i tij fatin e Sizifit. Pra, fjala është nëse fjalimi i Bashës është apo jo bindës, për të paraqitur një mundësi të pritshme, ose të paktën të duket si i tillë. Le të përpiqemi të bëjmë ndonjë sqarim të mundshëm mbi ca të vërteta, që si të gjitha të vërtetat e kësaj jete parathonë zgjidhjen e zhvillimeve të saj.
“Argumenti” kryesor që kishte vendosur Basha të përdorte përpara deputetëve të Partisë së tij ishte, se “Tendenca për të votuar të djathtën po shndërrohet në formën e kohës ku jetojmë”. Ndoshta kjo hipotezë e ka vënë atë dhe bashkpunëtorët e vet të ngushtë në një gjumë të ëmbël që ndjell ëndra të bukura. Mirëpo, hipotezat ndaj quhen kështu, sepse ato që shprehin janë më pak se sa të provuara dhe njëkohësisht më shumë se sa hambendje.
Konkretisht, me rezultatet e zgjedhjeve të fundit të përgjithshme në Hungari fitoi një mandat të dytë qeverisës Partia e djathtë e Orbanit. Veçse, nëse në mandatin e mëparshëm deputetët e saj përbënin dy të tretat e parlamentit hungarez, tashmë i duhet të bëjë aleancë me forca të tjera, euroskeptike, për të formuar qeverinë. Gjithashtu, vërtet që gjatë zgjedhjeve lokale në Francë socialisteve të Holland iu ul pesha specifike, pa përmendur këtu fitoren e tyre në qytetin më të madh të Francës, kryeqyteti i saj, Parisi.
Por, nuk duhet harruar që vetëm pak kohë më parë këto lloj zgjedhjesh në Itali i fitoi bindshëm e majta. Nejse, për të mos qarkuar në shumë shtete të tjera të Evropës, mjafton të themi që çdo njëri prej tyre, pra edhe Shqipëria, ka veçantitë e veta edhe në sfondin e brendshëm politik. Ashtu si Turqia, ku Partia me profil fetar e Erdoganit fitoi edhe në zgjedhjet për pushtetin vendor ngaqë pjesën më të madhe të elektoratit e përbëjnë punëtorët dhe fshatarët besimtarë të Allahut. Kështu që, nuk duket që të bëhen paralelizma të qarta të tyre me Shqipërinë, për të rritur optimizmin apo besimin e Lulzim Bashës dhe mbështetjen popullore te Partia Demokratike.
Aq më pak mund të përvijohet një mbështetje e tillë, kur kanë kaluar vetëm pak muaj që një shumicë që në fillim gati-gati e cilësuar e popullit shqiptar rrëzoi nga pushteti qendror të djathtën, pa llogaritur këtu peshën pothuajse të papërfillshme të saj në krye të qeverisjes vendore. Dhe dihet fare mirë që kjo ndodhi jo vetëm për efekt të ndërrimit periodik të pushteteve, por sidomos ngaqë durimi ishte sosur plotësisht dhe të ardhurat modeste të shtresave të gjera të popullsisë kishin marrë rrokopujën. Në këto kushte, kur votuesit i kanë dhënë qeverisjes së majtë një mandat katërvjeçar, a mund të justifikohet shpresa e Lulzim dhe bashkëpunëtorëve të vet të ngushtë rrëzimi që mund t’i bëjnë këta Qeverisë aktuale pas 6 muajve të konstituimit të saj?
Përgjigjia e pyetjes, ka vlerën - së paku hë për hë - e një aksiome, nuk del e nevojshme të vërtetohet. Nuk del e nevojshme të vërtetohet aq më tepër, kur Partia Demokretike dhe kupola e opozita në tërësi ende nuk guxojnë të analizojnë në vetvete shkaqet e humbjes së tyre të thellë. Ndërkohë që, për sukseset e ardhshme të Qeverisë së re që tani po hidhen baza të forta. Ndërsa, rritjes së çmimeve dhe taksave, për të cilën ulërasin liderët e opozitës, tashmë nuk i zë besë njeri. Nuk i zë besë njeri, kur realiteti tregon ndryshe.
Për të ngritur me sa kuptohet moralin e mbështetësve të opozitës, në fjalën e tij të së mërkurës Lulzim Basha deklaroi edhe se do të ringrihen së shpejti në pushtet “me mendje edhe më të hapur”. Nuk mund të paragjykojmë çfarë do të ofrojnë dhe mirëpresin ata në atë mendjen e tyre gjatë një të ardhmeje të afërt apo të largët, por e vërteta që e shohin dhe e dëgjojnë të gjithë është se deri tani ajo është e mbyllur dhe e kufizuar brenda luftës së paprinciptë ndaj mazhorancës, xhelozisë së çuditshme ndaj saj, madje edhe ndaj ftesave që i bëhen krahas mazhorancës edhe opozitës nga faktori ndërkombëtar.
Shkohet deri në Strasburg, për të marrë pjesë në bisedime me segmente të Parlamentit Evropian dhe deputetët opozitarë nuk pranojnë të firmosin një deklaratë të përbashkët me kolegët e tyre të të njëjtit shtet; ftohen bashkërisht për një vizitë në Danimarkë (një nga Shtetet Anëtare që në dhjetorin e kaluar nuk votuan dhënien Shqipërisë të statusit zyrtar të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian) dhe Shefi “entuziast” i opozitës i ndalon deputetët e saj për të shoqëruar Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë dhe përfaqësues të tjerë të mazhorancës pikërisht atje, ku do të artikuloheshin mesazhe të qarta përgëzuese për akordimin e këtij statusi në qershorin e pritshëm; pritet Kryeministri shqiptar në Berlin me të gjitha nderimet, që burojnë nga protokollet zyrtare dhe e drejta ndërkombëtare zakonore, prej Kancelares gjermane dhe liderët e opozitës bashkë me deputetët e saj shtojnë çdo ditë e më tepër akuzat ndaj këtij Kryeministri dhe kërcënojnë me vendosmërinë e tyre për protesta të ashpra, në funksion të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme.Ndërkohë që dihet dhe provohet prej motesh, se nxitimi është rruga më e drejtpërdrejtë e gabimit.
Një stil i tillë i të bërit politikë, kur në prag të zhvillimeve të reja dhe përballimit të sfidave të mëdha pritet realizimi i disa reformave të rëndësishme, nuk tregon që roli i opozitës të funksionojë nëpërmjet partive politike të shëndosha në aspektin e kuadrit, të formësuara në mënyrë demokratike dhe të forta moralisht. Nuk tregon se këto forca janë në gjendje të bëjnë së shpejti arritje të mëdha, sepse arritje të tilla kërkojnë mendje të mprehtë dhe gjykim të thellë. Në këtë vështrim, ato jo vetëm që nuk mund të ndryshojnë relievin e rimarrjes së pushtetit qendror, por më së tepërmi të humbasin edhe mbështetjen e elektoratit tradicional të tyre, i cili pjesë – pjesë po largohet në drejtim të mazhorancës së sotme, ndërsa kontigjente të tjera të veta të mënjanohen pa mëdyshje nga organizimi partiak.
Madje, anëtarësimet e reja dhe zgjedhjet e forumeve partiake, që Lulzim Basha deklaroi në një emision televiziv të së enjtes se do të bëhen deri në qershor, pikërisht një vit pas humbjes së thellë në zgjedhjet e përgjithshme, në vend që ta rifreskojnë forcën politike të tij, me gjasë do të sjellin një përçarje më të madhe. Kështu, Partia Demokratike që nuk u themelua në mënyrë autentike, por si një lëvizje popullore në fillimet e viteve ’90 të shekullit të kaluar, tashmë rrezikon që sigla dhe ngjyra e saj të ngushtohen e zbehen edhe më tepër në hartën e qeverisjes lokale.
Protestat e vazhdueshme me pjesëmarrje gjithnjë e më të vogël dhe sherret e përhershme në Kuvendin e Shqipërisë, vështirë se do t’i sjellin asaj përfitime sado të vockëla, kur “ngopet” me ëndrën e vet për pushtet në vend të ëndrës së kahershme të të gjithë shqiptarëve: “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa”.
Shkrimi u publikua sot (12.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com