Një hurmë për të luftuar
kancerin dhe aneminë

Një hurmë për të luftuar<br />kancerin dhe aneminë
Një hurmë çdo mëngjes është një vakt ideal për të gjithë ata që nuk vuajnë nga diabeti apo obeziteti. Kjo pasi përdorimi i hurmës në mjekësinë popullore gjen përdorime të shumta dhe i përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët. Në këtë muaj me siguri shumë njerëz i kanë shijuar frutet e hurmës. Pema që prodhon këtë frut të sheqerosur vjen nga Japonia dhe Kina.

 Në mjekësinë tradicionale kineze, hurmat janë përdorur për të trajtuar probleme të tilla siç ishin astma, infeksionet e mushkërive, hemorroidet, diarre dhe shumë të tjerë. Ajo është një burim i shkëlqyer I beta-karotenit, vitaminës C dhe kaliumit. Hurma e gjelbër është e pasur me taninë dhe i jep një shije të fortë e të ashpër, kështu që ju duhet ta hani vetëm frutin plotësisht të pjekur.

Hurma epjekur është shumë e ëmbël: ajo përmban një sasi të lartë të sheqernave në glukozë dhe proteina. Hurma ka veti diuretike dhe laksative dhe rekomandohet veçanërisht për ata që vuajnë nga mëlçia, në të kundërtën për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit ajo është e ndaluar për ata që vuajnë nga diabeti apo që vuajnë nga obeziteti. Përfitimet më të rëndësishme shëndetësore te hurmës janë vetitë e saj antikancerore në përmbajtje të lartë të beta karotenit dhe vitaminës A. Ky frut mund të ulë rrezikun e kancerit të mushkërive dhe është e rekomandueshme që të konsumohet nga duhanpirësit kronike. Duke qenë një burim i shkëlqyer i hekurit, hurmat mund të jenë shumë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga anemia.

Për shkak të një përmbajtje të lartë të jodit, konsumi i rregullt i këtij fruti ndihmon në përmirësimin e funksionit të gjendrës tiroide, dhe kjo është një nga vetitë më të vlefshme të këtij fruti. Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut. Për këtë këshillohet: Merren 20-30 gram fara dhe pasi shtypen e shtrydhen, lëngu i përfituar zihet për 20-30 sekonda dhe pihet I ngrohtë.

Sigurisht, për t'i gëzuar të gjitha të mirat shëndetësore të hurmës është e rekomandueshme që të konsumoni fruta të freskëta. Ju mund të përdorni këtë frut edhe për të ëmbëlsuar gojën në mëngjes.

shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com, datë 15 nëntor
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë