Një i pastrehë "shpëtohet"
falë qenit të tij

Një i pastrehë "shpëtohet"<br />falë qenit të tij
Shprehja “qeni është miku më i mirë i njeriut” vërtetohet me historinë e veçantë të këtij burri i cili shpëtoi nga krimi, droga dhe të qënit një i pastrehë në rrugët e Los Angeles, pikërisht falë qenit të tij George. Dolan nisi drogën dhe alkoolin pak pasi mësoi se prindërit e tij në fakt ishin gjyshërit që e kishin marrë në dorëzim pas braktisjes nga e ëma, dhe jeta e tij u kthye në krim, drogë e burgosje të shpeshta, derisa përfundoi në rrugë pas humbjes të gjithë pasurisë që kishte patur.

Por fati i tij ndryshoi pasi bleu një qen që një tjetër e pastrehë ja kishte shitur për një çmim sa të një shishe birre, duke sjellë frymëzim në jetën e Dolan. Ai nisi të pikturonte qenin nga pozicione të ndryshme bashkë me sfondin arkitekturor rreth tij dhe pikturat që shiste në rrugë tërhoqën vëmendjen dhe interesin e kalimtarëve.

I ulur në cepin e rrugës Dolan tregon historinë sesi ky qen i ndryshoi jetën duke e shndërruar në një tjetër njeri, me pikturën e tij më të pëlqyer në duar e cila sipas tij ndonëse është shumë e thjeshtë vlerësohet për pamjen natyrale dhe të detajuar të qenit.

Por jeta e të dyve në fakt ka ndryshuar për mirë, pasi John tregon se dhe ai ka ndikuar në jetën e George pasi e ka trajnuar dhe është kujdesur për zbutjen e qenit, i cili në fillim ishte i egër dhe jo miqësor me njerëzit.Duke jetuar në simbiozë perfekte me njëri-tjetrin, qeni dhe pronari i tij po shijojnë ditë të lumtura ndërsa një zotërues galerie për artin e rrugës i quajtur Griffin i ka marrë në menaxhimin e tij dhe ka hapur një ekspozitë posaçërisht për to.

Ai shpjegon se ka patur një ndryshim të madh në shumë gjëra për Johnin dhe më kryesori është fakti që pikturat e tij shiten për çmime mbi 5 mijë dollarë, nga 20 $ që ai i shiste më parë buzë rrugës. Madje për Johnin dhe qenin e tij George është krijuar dhe një libër ku përshkruhet historia interesante e ndryshimeve të mëdha në jetën e të dy personazheve.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu