Me një shikim të parë, të gjithëve na duket familjar automjeti i zi, simbol i mjetin lëvizës të Batman, por në këtë rast ky nuk është automjeti i superheroit por makina personale e të riut 26 vjeçar, Li Weilei. Ai e ka parkuar makinën në punishten e tij në Shanghai ku realizon shpikje të ndryshme si ato në sfond, ku duken disa modele të transfomuesve, por dhe një mini kullë Eiffel.
Li shprehet se e dashuron formën e makinës së Batmanit dhe realizimi i imitimit të saj i ka kushtuar rreth 11,300 $. Bashkë me stafin e tij prej 30 vetash ai ka realizuar 10 makina të tilla dhe për secilën i është dashur nga 2 muaj punë intensive. Ai shpjegon sesi i është dashur të përdorë matëriale të ndryshme të ricikluara për krijimin e saj dhe tregon se prej kohësh i ka hequr makinave motorrët për shkak se nuk ka siguruar ende leje nga autoritetet për qarkullimin e tyre.
Herën e fundit që ai e nxorri atë në rrugët e qytetit u ndalua nga policia dhe ju pezullua patenta për më shumë se një vit. Ai e lëviz makinën e tij 3 tonëshe nëpërmjet një vinçi për t’i bërë disa modifikime të tjera dhe menjëherë tërheq vëmendjen e shumë qytetarëve të cilët mbeten të impresionuar nga modeli i veçantë i makinës që dallon mes shumë të tjerave.
Një fans i çmendur pas serialit të Batman ngjitet mbi makinë dhe shprehet se i duket sikur është në film. Ai e vlerëson shumë krijimin e të riut Li dhe thotë se çdo detaj është kaq i ngjashëm dhe kaq i mirë realizuar. Ndërsa një tjetër fans thotë se është diçka shumë e bukur për syrin dhe nëse do arrinte perfeksion dhe në funksionim do të ishte ndoshta makinë ideale për t’u dalluar ndër gjithë të tjerët.
I apasionuar pas makinave sportive, Li tregon se kishte ëndërruar gjithnjë të kishte një makinë të krijuar nga duart e tij dhe për më tepër një model të veçantë, siç është Batmobile. Ai thotë se momentalisht nuk ka asnjë makinë të tillë në shitje, dhe nëse do të kishte do të ishin shumë të shtrenjta. Li Weilei shprehet se në të ardhmen do t’i shesë makinat me një çmim prej 22,500 dollarësh.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO