Një karavidhe e rrallë ngjyrë portokalli është shfaqur në një restorant peshku në një gji në bregdetin e Floridës. Karavidhja mund të ishte shndërruar në darkën e ndonjë prej klientëve të restorantit të frutave të detit në Naples të Floridës, por pronari vendosi që ishte më mirë ta ekspozonte për të gjithë pasi ishte një aragostë e rrallë.

Ai e kishte pikasur rastësisht mes grumbullit të aragostave të tjera dhe fillimisht kishte menduar se ishte një shaka nga fëmijët duke vendosur një aragostë të gatuar, por pasi ajo kish nisur të lëvizte kishte kuptuar se para syve të tij ishte një specie e rrallë që sipas specialistëve të marinës ndodh një në një milion aragosta, që të ato të kenë ngjyrë portokalli.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)