Një milion lulëkuqe në nderim
të të rënëve në luftë

Një milion lulëkuqe në nderim<br />të të rënëve në luftë
Përkujtimi i të rënëve të luftës së I-rë botërore është festuar në mënyra të ndryshme nga Britanikët të cilët duket se janë më të ndjeshëm ndaj humbjeve në luftën e konsideruar si më e rënda e bërë ndonjëherë. Në Kullën e Londrës është shfaqur një instalacion arti i quajtur “Gjaku mbush tokën dhe detin me të kuq” nga artisti Paul Cummins ku përfshihen mijëra petale qeramike lulëkuqesh të ngulura në tokë. Petalet e kuqe janë kthyer në simbol të përkujtimit të të rënëve të luftës që pas humbjes së madhe të pësuar në llogoret e luftës në fushta me lulëkuqe në Rajonin e Flandrës në Belgjikë.

Lulet nisin të varen nga nje dritare e keshtjellës duke formuar një lum të kuq. Një milion petalet e kuqe, secila të bëra me dore, përfaqësojnë një milion ushtarët britanikë të vrarë gjatë luftës së dytë botërore. Në Ceremoninë e organizuar morën pjesë dhe princi William dhe bashkëshortja e tij Dukesha e Kambridge Kate, si dhe princi Harry të cilët vendosën secili nga një lulëkuqe bashkë me të tjerat.

100 vjetori i luftës së I-rë botërore është festuar dhe nga zyrtarët e Muzeut Bovington Tank në Dorset ku u improvizuan skena luftimesh dhe u hodhën në ajër një milion petale duke përgjakur qiellin dhe tokën në nderim të ushtarëve të rënë në luftë.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)