Një nënë me muskuj! Dita e
Dorina Memës si "fitness model"

Një nënë me muskuj! Dita e<br />Dorina Memës si "fitness model"
TIRANE- Dorina Mema nuk është një femër si gjithë të tjerat. Ajo, kur ka uri konsumon 10 të bardha veze, dhe për këtë e ka një arsye, është modele palestre. Mema, 30 vjeç, sipërmarrëse, është vajza e cila sjell për herë të parë një sport të ri në Shqipëri,  atë të fitness model. Kur e nisi këtë rrugë ishte 20 vjeçe dhe sapo ishte bërë nënë.  “Ka nisur me dashurinë e tepërt për veten dhe elegancën. Kam qenë gjithmonë kërkuese në çdo gjë, një ditë i erdhi radha edhe trupit pasi linda gocën. Vajzën e kam lindur në një moshë të vogël, 19 vjeç dhe më pas çdo gjë e kam arritur fal ndihmës së familjes dhe vullnetit tim”- tregon Dorina, ndërsa nis e tregon për fillimet e veta.  

Sot, ajo është themeluesja e shoqatës “Albanian Fitness Model” me pretendimin që të shtojë numrin e femrave të palestruara dhe jo vetëm kaq, por këtë ta kthejnë në sport, ku përveçse të kenë me çfarë të merren, të konkurrojnë edhe në garat që zhvillohen në këtë kategori në botë. Dorina pretendon të tërheqë shumë vajza në hapat e saj. Duket si një sport për burra, por për Dorinën nuk është kështu, ajo pretendon se ky aktivitet fizik të bën më femër se kurrë.


Konkursi i afërt ku do të marrë pjesë është në fund të muajit Maj, ku do të shkojë në Kosovë, në një garë të organizuar nga Federata Europiane e kampionatit Bodybuilding dhe fitness.  Nuk do ta besoni, por Dorina është nënë e një vajze 12-vjeçare. Harxhon pesë orë në ditë me stërvitje dhe nuk e kupton dot jetën pa këtë sport. Ndërsa flet për veten dhe ushtrimet ditore, e konsideron këtë lloj sporti si një moment loje, madje e konsideron si një lojë shahu që ajo vetë bënë me trupin e saj. Më poshtë një rrëfim i saj.

Ku qëndron vështirësia e arritjes se një trupi perfekt fitness model?
Përveç dietës rigoroze, kohës që të merr minimumi 5 orë të ditës, stërvitjes shumë të lodhshme, pika tjetër më e vështirë dhe që arrihet vetëm nga profesioniste është muskulatura e cila ndërtohet  si rrugë që të çon drejt bodybuilding. Por, në këtë pikë ekziston një moment arritje dhe një pikë ndalese, ku duhet të qëndrosh dhe të kthesh programin mbrapsht, në mënyre që trupi të ndalojë aty dhe mos të të dalë jashtë kontrollit në masë dhe të kalosh pa dashje në bodybuilding.

Ushtrimi i tepërt të formon muskuj dhe ekziston një koncept, sikur ky sport të bënë si burrë. Ju si mendoni?
(Ajo qesh ndërkohë që ka veshur një fustan të ngushtë poshtë gjurit me linja perfekte trupore) Feminiliteti për mua ka qenë objektivi i parë, kjo është arsyeja që i kam ndenjur larg suplementeve kimike dhe jam mishëruar në stilin alla Rocky Balboa (qesh).



Ku stërviteni?
Stërvitem në natyrë dhe palestër dhe sipas programit i bie tre herë në ditë sepse kam një kohë fare të shkurtër për kompeticionin e radhës.

Cili është programi juaj dhe dieta, nëse nuk është sekret?
Kam një natyrë tepër pozitive për t’i mbajtur sekret, unë çdo gjë të shëndetshme dhe të bukur dua ta delegoj, dua një botë me ngjyra dhe njerëz të bukur rreth meje, aq me tepër që jam nëna e një vajze 12-vjeçare dhe po mendoj të punoj një libër edukativ sportiv dhe shëndetësor vetëm për brezin e ri.

Po flisnim për dietën tuaj ditore…?
Pasi çoj vajzën në shkollë, në orën tetë të mëngjesit bëj 45 min kardio në maksimum, pa ngrënë asgjë. Më pas ushqehem me karbohidrate për të vijuar pas një ore në stërvitjen 2-orëshe me dy trajnerët e mi. Për drekë konsumoj 250 gram të bardhë pule dhe 200 gram perime të gatuara në avull pa krip pa yndyrë. Rreth orës 5 pasdite, pasi marrë dy banane dhe 100 gram arra shkoj përsëri në palestër për 2 orë të tjera e përqendruar në abdominale, i cili është muskuli që unë pëlqej më shumë.

Pas palestre marr 30-50 gramë proteinë me baza qumështi dhe vezë të kontrolluar të pasur me minerale, vitamina dhe aminoacide për të kompensuar ushqimet të cilat nuk janë në dietën time sepse një trup ka nevojë për gjithçka. Kur kam uri arrijë të konsumoj deri në 10 të bardha veze, të cilat ngopin muskujt e mi dhe shuajnë urinë. Pra sekreti qëndron në nivelin proteinë – karbohidrat.

Gjatë ditës konsumoj shumë luleshtrydhet, boronicat dhe një avokado në ditë. Prania e antioksidanteve dhe e omega 3 apo porasiumit që përmban banania, më ndihmojnë organet më të renduara nga kjo dietë. Dhe një favor tjetër i imi është grupi im i gjakut A+, 90 % e kampioneve të këtij sporti kanë këtë grup sepse është përthithës 100% i proteinës dhe nuk pranon sasi të tepruara karbohidratesh.

Pi 4 litra ujë në ditë me kripëra alkaline si magnezi dhe kalciumi. Unë fle 10 orë gjumë në ditë, pra i jam përkushtuar totalisht këtij sporti.

A mendoni që ia vlen ky mund?
Kjo ka të bëjë me eksperiencën në jetë. Në punën administrative përveç pagës dhe eksperiencës në fusha të bizneseve, tjetër feedback nuk ka.  Atëherë, investimi më me vlerë dhe që e ke gjithmonë me vete, që ke një feedback që të mban endorfinën zgjuar dhe buzën në gaz është investimi për trupin. Ky është investimi më i zgjuar i njeriut dhe i pari që duhet të bëjë çdo njeri.

Cila është gara e radhës ku do të merrni pjesë?
Kompeticioni i radhës është në Kosovë në datat 23,24,25 Maj ku organizohet nga Federata Europiane WBPF kampionati bodybuilding dhe fitness.



Cili është synimi juaj në këtë fushë?
Synimi im sipas programit që po bëj është të konkurroj në rang botëror. Pra, ky është fillimi i një stërvitje për kompeticionin që unë isha nisur WBFF në Londër më 5 nëntor ku do të përfaqësoj Shqipërinë. Kompeticion ku janë figurat fitness dhe bodybuilding më të njohura botërore.

Ju trembin konkurrimet në klasifikime kaq të larta?
Absolutisht jo. Ndrojtje kam kur bota na njeh si dashamirës të tallavave e jo të sportit.

Cilat janë të mirat e këtij sporti?
Në këtë sport duhet të punosh për çdo pjesë të trupit, si për ato të dukshmet, duhet të kujdesesh dhe për ato të padukshmet. E para, bëhesh doktor i vetes, sepse ka pjesë të pandarë kujdesin si të ushqehemi, si të hidratohemi  si të ruajmë nivelet e kolesterolit dhe sheqerit. Të zgjat rininë, ndikon gjatë gjithë kohës në prodhimin e hormonit të kënaqësisë endrofinës duke të thënë energji pozitive dhe më e rëndësishmja je një fizik i fuqishëm për të përballuar çdo sfidë të jetës. Unë e quaj shkop magjik këtë sport, jam e dashuruar dhe nuk e kuptoj dot veten pa të.

Po vajzën do e angazhoni në këtë sport?
Hap pas hapi. Unë nuk bëj asnjë lëvizje të nxituar, sporti ka moshën e tij, për momentin e kam aktivizuar në basketboll atje ku është mosha për të hedhur shtat.

Marrë nga "Dita"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

3/3
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos