Një në pesë islandezë do 
​të jenë në Botërorin 2018

Një në pesë islandezë do <br />​të jenë në Botërorin 2018<br>
Pasi surprizoi në Europianin e vitit 2016 dhe pasi e përsëriti surprizën me kualifikimin në Botërorin 2018, Islanda kërkon të bëjë një tjetër surprizë. Tifozëria islandeze fitoi simpatinë e të gjithë botës gjatë “Euro 2016”, por ajo nuk do të ndalet këtu. Islanda ka 338 mijë banorë dhe është vendi më i vogël në botë që është kualifikuar në një event të tillë, si Botërori i futbollit.

Interesi për këtë ngjarje madhore sportive është në nivelet më të larta në Islandë, e këtë gjë e tregon edhe kërkesa e bërë nga tifozët për bileta për Kupën e Botës. Sipas ambasadores së Islandës për Francën, Spanjën, Italinë e Afrikën e Veriut, Berglind Arsgeirsdottir, 66 mijë persona ose 20% e popullsisë kanë bërë kërkesa për bileta për në Botërorin e Rusisë, për të mbështetur përfaqësuesen e tyre.

Kjo është një shifër rekord që do të thotë se një në çdo 5 islandezë dëshiron të jetë në Rusi. Jehona e famshme “Huuu” do të jetë e pranishme edhe gjatë kësaj vere në Rusi, ashtu siç la gjurmë në Francë para dy viteve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?



×

Lajmi i fundit

Sistemi rus i mbrojtjes ajrore rrëzon disa objektiva ajrore mbi Belgorod

Sistemi rus i mbrojtjes ajrore rrëzon disa objektiva ajrore mbi Belgorod