PARIS - Cherif Kouachi një prej tre terroristëve të sulmit ndaj satirikes “Charlie Habdo” është bërë pjesë e një programi televiziv të transmetuar në France3 në vitin 2005. 

Në këtë vit Kouachi u vu në pranga pasi çonte luftëtarë në Irak për të bërë luftën e shenjtë në emër të Allahur.

Në këtë program të France3, Kouachi nuk dëshmon drejtpërdrejtë, por përmes citimeve dhe vizatimeve programi rindërton synimet dhe përgatitjen e tij për luftë, e cila zhvillohet në mënyrë amatore, pak vrap në park, një takim i shpejtë me një specialist për armët për të mësuar si përdoret kallashnikov.

Në çastin e arrestimit i riu kishte prerë një biletë për në Siri. Atëherë ai u dënua me 3 vjet burg të cilët më pas u reduktuan në 18 muaj.

Që në adoleshencë Cherif Kouachi ishte përfshirë në një rrjet të vogël kriminal, kryesisht me pjesëtarë me origjinë myslimane, të cilët ndikoheshin nga predikuesit islamikë në thirrjet për t’u trajnuar e për t’iu bashkuar xhihadit kundër forcave

autoret

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)