Një nga femrat më seksi në botë:
Jam tradhtuar nga shumë partnerë
Burrat janë tradhtarë të pandreqshëm!
Mesa duket të jesh seksi dhe e suksesshme nuk mjafton ta mbash partnerin pranë vetes. Ata janë të sëmurë dhe do të tradhëtojnë pavarësisht cdo gjëje, sepse nuk bëjnë dot ndryshe. Të paktën kështu mund t'i përkthejmë fjalët e modeles dhe aktores Kate Upton.
Bukuroshja 23 vjecare, e cilësuar shpesh si një nga femrat më seksi në botë, së fundmi ka rrëfyer se është tradhëtuar vazhdimisht nga të dashurit e saj. Ajo ka thënë se në të kaluarën zemra e saj është thyer disa herë, por beson se mënyra më e mirë për t’u përballur me dhimbjen e ndarjes, është që të shkëpusësh të gjitha lidhjet me ish të dashurit.
“Vazhdimisht jam tradhtuar nga të dashurit. Mendoj se secili në një formë apo tjetër, është tradhtuar gjatë jetës së tij. Mendoj se nëse dikush të lëndon në atë mënyrë, nuk është detyra jona për ta ndryshuar atë dhe nuk është detyrë e jona për të qenë atje derisa ai ta gjejë vetveten dhe ta kuptojë se kush në të vërtetë është ai. Prandaj, mendoj largimi dhe të qenit ajo që duhet të jesh, është gjëja më e mirë dhe më e rëndësishme në jetën tuaj”, ka deklaruar Kate.
Upton në të kaluarën ka qenë në romanca me emra të njohur si Justin Verlander, Tim Teboë apo Mark Sanchez. Ajo ka insistuar gjithashtu se pamja nuk është prioritet për të kur bëhet fjalë për meshkujt.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
134/5
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
74%
-
Jo
21.3%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 127
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deklaratat e ashpra të Krichbaum ndaj Berishës, Kulluri: Tregon dashamirësi për të djathtën! Është mik i PD-së, CDU ka qenë partnere kryesore në PPE
8 Tetor, 20:07
-
Ylli Pata: Molotovët, alfabeti mors që Sali Berisha flet me përtej oqeanin
8 Tetor, 19:56
-
'PD-ja duhet të ndryshojë kreun!', DW jehonë deklaratës së zëdhënësit të CDU, Gunther Krichbaum!
8 Tetor, 19:47
-
Inflacioni ra në 1.9% në shtator, niveli më i ulët prej 2021! Por ushqimet vetëm shtrenjtohen
8 Tetor, 19:38
-
Dritan Hila: Agonia e një partie!
8 Tetor, 19:34
-
Elena Kocaqi me parti të re: Do vijmë me frymë të re! Këta krijuan kaos në 35 vite, nuk shkoj tek protestat e atyre që dogjën Shqipërinë dhe shkatërruan ekonominë
8 Tetor, 19:34
-
U kap në fermë kanabisi, shqiptari: Po punoj për të shlyer borxhin 10 mijë paund ndaj atyre që më sollën në Angli
8 Tetor, 19:32
-
Programi i Praktikave të Punës, Rama të rinjve: Shfrytëzojeni këtë mundësi në Administratë, sot na shohin me respekt! Deri dje na konsideronin si komshi që duhej hequr qafe!
8 Tetor, 19:22
-
Rrezikonin mbytjen, anija shqiptare ndihmon emigrantët
8 Tetor, 19:20
-
E rëndë në Tetovë/ Nënë e bijë gjenden të vdekura në banesë, babai dhe djali çohen në spital në gjëndje të rëndë! Çfarë dihet deri më tani
8 Tetor, 19:12
-
Habjon Hasani: Me Amerikën
8 Tetor, 19:07
-
Mero Baze: Ai i vuri flakën PD, ju i bëni gjyq pse dogji dhe PS
8 Tetor, 19:00