Një njeri mund të bëj ndryshim

Një njeri mund të bëj ndryshim
TIRANE - Jeta e suedezit Raul Uallenberg, i cili shpëtoi dhjetëra mijëra hebrenj nga holokausti është një histori që ka frymëzuar gjithë botën. Në ditëlindjen e 100-të të tij Ambasada Suedeze në Tiranë organizoi një ekspozitë në Muzeun Kombëtar me fotografi nga jeta dhe dedikime mirënjohjeje për suedezin, i cili me gjestin e tij human mori vëmendjen ndërkombëtare.

Uallenbergu ishte një diplomat dhe biznesmen suedez me pozicionin sekretar i misionit diplomatik në Budapest në qershor të vitit 1944. Detyra e tij ishte për të nisur një operacion shpëtimi për hebrenjtë, dhe ai u bë kreu i një departamenti të veçantë. Shpëtoi dhjetëra mijëra hebrenj nëpërmjet lëshimit të pasaportave suedeze dhe marrjes me qira të ndërtesave “shtëpi suedeze”, ku ata mund të kërkonin strehim. Në 1945 Uallenbergu u burgos nga forcat sovjetike. Fati i tij mbetet i panjohur. Rusia pretendon se vdiq në një burg sovjetik në 17 korrik 1947, por mënyra si u zhduk mbetet ende mister. Megjithatë misioni i tij nuk u harrua. Uallenberg në vitin 1981 është personaliteti i dytë ndër shtatë njerëzit që morën titullin qytetar nderi i SHBA-ve.

Në këtë listë përfshihej Ulliam Çërçilli dhe Nënë Tereza. Qytetar deri e ka shpallur pas kësaj edhe Kanadaja e vetë Izraeli. Uallenbergu lindi më 4 gusht 1912 në Stockholm. Dje në ekspozitën që mban titullin “Një njeri mund të bëj ndryshim” përveç personaliteteve të njohura të vendit e politikës ishte i pranishëm edhe ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Aleksandër Arvizu. Ndërsa pritjen e të pranishmëve e bëri vetë ambasadori suedez në Tiranë, Patrick Stevensson.

(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga