Të paktën një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një sulmi në ambasadën e Izraelit në Turqi. Raportohet se një person, i armatosur me thikë ka tentuar të hyjë brenda ambienteve të ambasadës, por është qëlluar në këmbë nga forcat e sigurisë.

“Një agresor është përpjekur të hyjë në ambasadën e Izraelit në Ankara i armatosur me thikë, ërpara se të neutralizohej nga një e shtënë me armë në këmbë”, raportoi televizioni turk NTV.

Media turke raportojnë se stafi i ambasadës është strehuar në një zonë të sigurt të godinës dhe janë të gjithë mirë.

Në Jeruzalem, zëdhënësi i Ministrisë izraelite të Punëve të Jashtme, Emmanuel Nahshon njoftoi se stafi i personelit të ambasadës nuk është vënë për asnjë moment në rrezik.

Ngjarja u regjistrua jashtë perimetrit të ambasadës”, shtoi ai,duke bërë të ditur se rrethanat e këtij sulmi janë ende të paqarta.

(d.b/Shqiptarja.com)