Një problem "teknik" i votimit në PD

Një problem "teknik" i votimit në PD
Vendimi i PD për aplikimin e zgjedhjes me parimin 1 anëtar - 1 votë rikthen në vëmendje një nga problemet themelore të partive shqiptare, anëtarësinë reale të tyre. Administrata e PD e drejtuar nga Ministri i Brendshëm ka deklaruar se është përmbyllur evidentimi i anëtarësisë, dhe se është caktuar tashmë data e zgjedhjeve. Janë ngritur komisione, por nuk është raportuar ende mbi dy detaje me rëndësi: cilat janë rregullat e kandidimit dhe konkurrimit, mbi ccfarë kriteri një kandidat pranohet dhe një refuzohet; së dyti, sa është numri i anëtarëve me të drejtë votimi. PD me 2009 ka raportuar 76 mijë anëtarë, 32 mijë më pak sesa me 1992 dhe 1996. Me 2011 është raportuar zyrtarisht se numri i anëtarëve është rritur me 15 mijë, pra duke shkuar në 91 mijë. 

Gjatë turit paraelektoral me rininë në qytete të ndryshme të vendit gjatë periudhës janar -maj 2013 janë njoftuar 21 mijë anëtarësime, madje vetëm në një ditë në Krumë ka pasur 600, në Fier 950 anëtarësime dhe në Shkodër 4200 anëtarësime! Të dhënat janë zyrtare, gjenden në faqet zyrtare në rrjetet sociale të figurave drejtuese të PD dhe kryeministrit, ndaj duhen marrë si serioze.

Mbi këtë bazë rezulton së anëtarësia aktuale duhet të jetë mbi 100 mijë, një shifër rekord, e pakonceptueshme me aktualitetin politik në Shqipëri. PS ka 73 mijë anëtarë dhe fitoi rreth 750 mijë vota, PD me 100 mijë anëtarë fitoi 500 mijë vota! Referuar tre shembujve më lart: Krumë, Shkodër e Fier të dhënat tregojnë se anëtarësimet e reja masive nuk sollën vota shtesë, përkundrazi, u shënua rënie drastike e vota pro PD. Atëherë, ose anëtarët kanë votua kundër, ose pranimet kanë qenë fiktive! Ose të dyja. 

Sipas statutit, PD do duhej ta lidhte anëtarësinë me pagesat e kuotave, gjë që nuk ka ndodhur. Pagesa në kuota nuk ka kaluar asnjëherë më shumë se 7% e anëtarëve, kjo sidomos për nëpunësit në administratë dhe zyrtarët e lartë të zgjedhur, të cilët paguanin për të treguar devotshmërinë politike. Ne e dimë se kryeministri aktual ka qenë pagues i rregullt kuotash gjatë 22 viteve në PPSH, por në PD ai ka paguar për herë të fundit me 1998. Më pas partia është financuar nga donatorë, jo nga anëtarët. Ndaj ccdo fiktivitet sot në anëtarësime është shtojcë e fiktivitetit në piramidën e pushtetit dhe shtetit që krijoi ky model qeverisës dhe që më 23 qershor u ndëshkua me 1 milion vota kundër.

Ndërkohë në fushatën për njësimin e pushtetit me partinë shumë punonjës civile, ushtarakë, apo policë, diplomatë, mësues, mjekë, etj, u nxitën të anëtarësoheshin formalisht në PD. Ata e morën teserën për të ruajtur vendin e punës, dhe sot natyrshëm e ndjejnë veten larg PD dhe jashtë listave të anëtarësisë. Me 22 korrik ata nuk do jenë votues vullnetarë, vetëm nëse shefat e tyre ekzekutive (ende në qeveri edhe pse kanë humbur zgjedhjet) i detyrojnë të votojnë në shkëmbim të ruajtjes së vendit të punës. Ccfarë ndodh nëse pjesëmarrja në votim është nën 50%, nëse ka barazi rezultati, nëse abstenuesit janë më të shumtë së votuesit, nëse p.sh, marrin pjesë në votim 4 mijë anëtarë të Kukësit, apo Lazaratit dhe 1 mijë nga Tirana e Durrësi? Cili është interesi i një partie, vota në numër formal apo përfaqësimi cilësor në qytetet metropole? Etj, etj.

Probleme të njëjta fiktiviteti paraqet edhe pamundësia e emigrantëve në votimet partiake edhe pse shumë prej tyre figurojnë anëtarë partie, apo fakti se votimet në PD po bëhen në kulmin e pushimeve verore, kur më shumë gjen njerëz në plazh sesa në Tiranë. Kjo periudhë ndalohet me ligj sipas Kodit Zgjedhor të miratuar nga parlamenti sipas propozimit të PD-së. 

Absurdi bëhet akoma më i madh kur në emër të një regjistri kombëtar fiktiv anëtarësh pretendohet të votohet për një fillim të ri politik, apo bëhet selektimi se kush lejohet dhe kush jo për konkurrim, votim, kritikë, apo pjesëmarrje. Dy kandidatë formalë u përjashtuan nga gara sepse nuk figuronin anëtarë në një regjistër fiktiv anëtarësh! Në zgjedhje PD pati deputetë të majtë që përfshiu në listat e saj pa u dhënë teserën, sicc pati anëtarë të PD që konkurruan për parti të tjera, përfshirë PS, pa u ccrregjistruar nga PD. 

Detaje të tilla e bëjnë listën fiktive dhe nëse merren në kontekstin e përgjithshëm: garë jo statutore, e nxitur, pa bërë analizën e zgjedhjeve, e imponuar dhe kontrolluar nga qeveria që ka humbur zgjedhjet, duke u sjellë si parti në pushtet dhe jo në opozitë, e dirigjuar nga personi që thotë se është larguar dhe është përgjegjës për humbjen historike - e mbajnë garën formale, e bëjnë votimin të kontestueshëm dhe të parashikueshëm dhe e kthejnë parimi "1 anëtar - 1 votë" në lojë me maska, pa rezultat e efektivitet cilësor për ringritjen morale e politike të partisë që krijuan studentët e dhjetorit dhe që sot kontrollohet nga oligarkët e firmave të ndërtimit dhe mbetjet e sistemit komunist. 

Premtimi se dy kandidatët do pranojnë rezultatin duket i njëjtë me votimin Alia -Dokle me 1991, apo votimet "konkurruese" Berisha - Arbnori, Berisha – Butka, apo Shehu - Xhaferaj..ndaj janë cinike, jo serioze dhe pa pikë frymëzimi dhe mesazhi pozitiv. Gara kërkon garues realë, kërkon aftësi, debat, konkurrencë, vizion, pavarësi, integritet, rregulla loje të njëjta dhe pjesëmarrje të lirë ...gjë që në PD nuk ka ndodhur dhe nuk ka shans të ndodhë as në ditët e ardhshme.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool 'shkërmoq' Tottenhamin, e mposht 3-6 në Londër! Të kuqtë kryesojnë Premier League

VIDEO/ Liverpool 'shkërmoq' Tottenhamin, e mposht 3-6 në Londër! Të kuqtë kryesojnë Premier League