Një satelit detekton një valë nxehtësie
para rrëzimit të Airbusit rus në Egjipt

Një satelit ushtarak amerikan detektoi sot një valë nxehtësie që vinte nga Airbusi rus i Metrojetit, i cili u rrëzua më pas në shkretëtirën e Sinait në Egjipt, njoftoi stacioni i televizionit CNN.

Stacioni amerikan, i cili citon një zyrtar amerikan pa publikuar identitetin e tij, duke mos dhënë detaje të mëtejshme rreth asaj që është vëzhguar nga instrumentet e satelitit.

Shërbimi sekret amerikan ka hedhur poshtë faktin se avioni është goditur nga një raketë por një valë nxehtësie është detektuar nga sateliti sugjeron se një ngjarje me pasoja katastrofike me hipotezën e një bombe është goditur në fluturim”, njoftoi CNN, duke vënë theksin se ekspertët po shqyrtojnë pista të tjera të mundshme.

Për momentin asnjë publikim zyrtar i përforcuar nga analistët që po hetojnë mbetjet e avionit dhe regjistrimet në bord nuk kanë progrese në dukje.

Hetuesit nisën sot të analizojnë përmbajtjen e kutive të zeza të Airbusit, të cilat do të mundësojnë përcaktimin e shkakut të rrëzimit të avionit ku mbetën të vrarë 224 persona.

Grupi i Shtetit Islamik njoftoi të shtunën në një komunikatë se ka shkaktuar rrëzimin e Airbusit A321 në formë kundërpërgjigjeje ndaj sulmeve ajrore ruse në Siri.Një pretendimi i cilësuar si propagandë nga presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi./ATSH

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…

Eduard Zaloshnja: Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…