Kane zgjedhur Tiranën për të hapur një Show Room të shijes italiane Engjellushe Muka dhe bashkëshorti i saj Giovani Torri (foto). Verë, djathëra, proshuta dhe pasta e freskët ADN-ja e kuzhinës Italiane.
Sinfonie Gastronomiche Verdiane është hapësira e re e shijes së prodhimeve ushqimore italiane, që është krijuar së fundmi në Tiranë. Proshutat, verërat, djathërat dhe pasta e freskët italiane në gjithë shumllojshmërine e tyre vijnë nga rajoni i Regio Emilias. Parma është e njohur në gjithë botën si një markë e lidhur ngushtë më kuzhinën dhe jo vetëm për atë, që njihet ndryshe si "Made in Italy". Në intervistën për suplementin Fattore Italia të Shqiptarja.com Engjellushe Muka tregon arsyet e hapjes së këtij Show Room.
Cila ishte shtysa qe iu bëri te hapnit një aktivitet ne Shqipëri?
Nuk kishte një motiv të veçantë që na bëri të vendosnim hapjen e nje aktiviteti bisnesi në Shqipëri. Më shumë mund të themi rastësia bëri që të vendosnim hapjen e një aktiviteti tregtar. Takimi me Ambasadorin italian shkëlqesinë e tij Massimo Gaiani ishte vendimtar. Një arsye që na tërhoqi gjithashtu ishte krijimi i dickaje të re nga aktivitetet që kemi zhvilluar deri tani në itali që janë krejt të ndryshme. Për t’ju dhënë një shëmbull, deri dje kemi krijuar për të rinj nga mosha 7-17 vjeç, prototipe motorësh për gara me motoçikleta. Sigurisht prejardhja italiane nga rajoni i Parmës, njohja e prodhimeve tona (të cilat që nga fëmijëria janë pjesë përbërëse e kulturës tonë) dhe miqësia e drejpërdrejtë me prodhuesit që përfaqësojmë, cilësia e jashtëzakonshme e produkteve në rang botëror na japin fuqi në nisjen e kësaj aventure të re.
Si e konsideroni tregun shqiptar për sipërmarrjet italiane?
Sipërmarrjet italiane e konsiderojnë tregun shqiptar shumë interesant për të paktën dy arsye: aktualisht Shqipëria, nga pikëpampja ekonomike, është një Vend në rritje e, pas shumë vite vështirësish (emigrimi i një pjese të popullsisë në shumë vende te botës), tanimë duket se ka gjetur qëndrueshmërinë e saj kulturore dhe shoqërore; qëndrueshmëri kjo e cila e vendos një pjesë të popullatës në kushtet e kërkesës ndaj tregut të risive, të teknologjisë dhe të cilësisë. Cilësi edhe në sektorin tonë, atë të eno - gastronomisë që shumë shqiptarë në Itali kanë patur mundësinë ta njohin e ta vlerësojnë drejtpërdrejt në Qarkun tonë të Emilia – Romagna-s.
Cilat janë këshillat që do t’i jepnit investitorëve italianë që synojnë tregun shqiptar?
Për mendimin tonë janë dy ose tre rregullat themelore për të investuar në këtë Vend: përpara fillimit të çdo veprimtarie, duhet njohur sadopak gjuha e për më tepër nevojiten lidhjet e duhura me popullsinë vendase. Nuk është shumë e thjeshtë të njohësh tregun shqiptar pasi edhe nga vetë shqiptarët konsiderohet “i paqëndrueshëm” dhe me luhatje në ecurinë e tij, për shembull, ajo çka sot konsiderohet si tejet e rëndësishme, pas disa muajsh mund të jetë dytësore për nga rëndësia. Kjo duhet të shtyjë investitorin të reflektojë me kujdes e mbi të gjitha duhet ta nxisë të thellojë,në mënyrë konkrete dhe jo sipërfaqësore, njohuritë mbi zakonet dhe kulturën vendase. Të kuptojë e të respektojë me kujdes regullat dhe ligjet vendase. Mungesa e respektit mund të çojë përfundimisht në dështimin e investimit.

(Foto: Ambientet e brëndshme të Sinfonie Gastronomiche Verdiane, Tiranë)
Sinfonie Gastronomiche Verdiane
Adresa:
S.G.V. Sh.p.k.
Rruga e Elbasanit n. 6
Tirana
www.sgvtirana.com
Redaksia Online
/Shqiptarja.com