Një shqiptar rezulton të ketë fituar zgjedhjet paraprake për Asamblenë e shtetit të New York-ut. Mark Gjonaj fitoi me 51.7 % të votave kundrejt rivales Naomi Rivera. Zgjedhjet paraprake janë një garë mes kandidatëve të së njëjtës parti dhe në rastin konkret brenda Partisë Demokratike.

Mark Gjonaj ende nuk është anëtar i Asamblesë por ka fituar të drejtën për të konkuruar si kandidat fitues i Partisë Demokratike amerikane në zgjedhjet e së martës së parë të nëntorit. Aty ai do të përballet me kandidatin e Partisë Republikane në të njëjtën zonë elektorale. Shanset për rezultat pozitiv janë të mëdha pasi kjo zonë konsiderohet si një bastion për demokratët. Kjo fitore është e para e këtij niveli për një shqiptar të Amerikës.
(dm/shqiptarja.com)