TIRANE- Avokati i Popullit i ka kërkuar Prefekturës së Tiranës, Këshillit të Minibashkisë numër 4 dhe vetë minibashkisë qe t’i japin zgjidhje ngërçit që po mban peng prej 3 muajsh dhënien e ndihmës ekonomike për 567 familje. “Kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme për zgjidhjen e situatës ndaj qytetareve, të cilët përfitojnë ndihmë ekonomike pranë Njësisë Bashkiake nr. 4, Tiranë.
Gjithashtu Avokati i Popullit i bën thirrje të gjithë organeve të administratës publike qendrore dhe vendore që raste të tilla të mos përsëriten”, thuhet në deklaratën e institucionit. Ndërkohë një javë më parë banorë të kësaj njësie bashkiake u ngritën në protesta për të kërkuar ndihmën e tyre të prapambetur që prej muajit janar të këtij viti. Arsyeja që ndihma ekonomike për këta banorë nuk jepet që prej fillim vitit është mosmbledhja e Këshillit të kësaj njësie bashkiake i cila duhet të miratojë listën e personave që përfitojnë ndihmën e cila më pas i dërgohet prefekturës.
Në deklaratën e Avokatit të Popullit, theksohet se në raste të tilla, mosmarrëveshjet midis palëve nuk kanë rëndësi në momentin kur cënohet e drejta dhe ndihma ndaj qytetarëve në nevojë apo grupeve vulnerabël, gjë që sipas Institucionit të Avokatit të Popullit është e papranueshme. Kjo lloj ndihme, sipas AP është një mbrojtje sociale që bëhet nga shteti si një detyrim për qytetarët apo shtetasit në nevojë.
Shkrimi u publikua sot (18.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com