Për të gjithë të apasionuarit pas skateboardit, këtë vit Liga e Sportit të Rrugës që u zhvillua në Chicago shpalli si më të aftin të riun e talentuar, Luan Oliviera. Ai konsiderohet si një nga njerëzit më energjik dhe më të pabesueshëm në performancat e tij, të cilat përveçse janë shumë të vështira për t’u realizuar janë shpeshherë dhe mjaft të rrezikshme.

Oliviera nisi ta praktikonte këtë sport që në vitin 1999 si një amator i skateboardit nëpër rrugët e vendit të tij të lindjes, Brazilit, ku u shpall dhe kampion për herë të parë. Për të e gjitha nisi si një frymëzim i zakonshëm mes moshatarësh që luanin për t’u argëtuar por pas pak kohësh u kthye në në sport ku ai garonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pretendent i kupës së kampionëve të praktikuesve të këtij sporti në rang botëror.

Oliveira lë pa fjalë gjithë publikun me lëvizjet e tij të shkathta dhe të shpejta, duke bërë këdo të apasionohet pas një sporti të tillë. Ai ka mundur kampionët më të rëndësishëm të viteve të mëparshme dhe synon të jetë kryesuesi i këtij kampionati me teknikat dhe risitë e performancave të tij.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)