Një suedez do të vendosë drejtësi
mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Një suedez do të vendosë drejtësi<br />mes Maqedonisë dhe Shqipërisë
Suedezi Jonas Eriksson do të vendosë drejtësi në ndeshjen mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, që do të luhet nesër në orën 20:45 në Strumicë.
 
43-vjeçari e ka nisur karrierën e tij si arbitër në vitin 1994, ndërkohë që në 2002 mori stemën e FIFA-s.
 
Suedezi, multimilioner ka gjykuar disa ndeshje të rëndësishme në karrierën e tij, ndërsa vlen të theksohet ajo mes Chelsea dhe Bayern Munchen në Superkupën e Europës.
 
Eriksson do të ndihmohet nga asistentët Mattias Klasenius dhe Daniel Warnmark, ndërkohë që gjyqtar i katërt do të jetë Andreas Ekberg.
 
Sfida mes Maqedonisë dhe Shqipërisë mbart brenda saj jo vetëm duelin për vendin e tretë, por edhe rivalitetin mes vendeve, për këtë shkak maqedonasit e spostuan në Strumicë për të pasur sa më pak shqiptarë. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon