Një ton marijuanë në
mermer, vlen 1 mln euro

Një ton marijuanë në<br />mermer, vlen 1 mln euro
ITALI- Të paktën 1 ton marijuanë dhe disa kg kokainë dhe heroinë janë sekuestruar së fundmi në Shqipëri, Itali dhe Greqi, ku protagonistët janë shqiptarë. Mediet italiane shkruajnë se 5 shtetas shqiptarë janë arrestuar dje në Itali me 800 kilogramë drogë. Arjan Llanaj nga Fieri, drejtues i kamionit, Mihallaq Licaj, nga Vlora, Petrit Pirra, banues në Itali, Fatjon Mecani, nga Vlora dhe Nertil Licaj, janë vënë në pranga nga policia italiane. Sipas mediave të vendit fqinj, mësohet se pesë shqiptarët u arrestuan në zonën industriale Angani të Romës. Kamioni me drogë kishte mbërritur në Itali nga Shqipëria me një traget ku transportohej mermer. Të paktën 1 milionë euro vlente droga e sekuestruar, e cila ishte fshehur në ngarkesën 20 tonëshe të mermerit.

Kamioni mbërriti në Brindisi nga Shqipëria dhe mbante një bllok prej mermeri rreth 20 ton. Brenda bllokut të mermerit, për hapjen e të cilit ishte e nevojshme ndërhyrja e personelit të specializuar të zjarrfikësve, ishin të fshehura qindra pako me drogë. Blloku i mermerit ishte gërmuar dhe me një mbushje të mahnitshme, specialistët e kishin mbyllur prapë, duke krijuar një shtresë të përforcuar, që nuk dallohej. Arrestimet janë pjesë e një hetimi më të ndërlikuar për luftimin e krimit, në veçanti ndaj shqiptarëve etnikë, të cilët kanë tashmë rrënjë të thella në territorin e Romës. Grupi kriminal ishte i pranishëm në Itali prej disa vitesh dhe kishte si bazë logjistike Ferentinon, por ka punuar edhe në Frosinone, veçanërisht në rrethinat e kryeqytetit, të banuara më dendur nga shqiptarët.

Në Itali u arrestuan edhe disa shqiptarë të tjerë me si kokainë edhe heroinë. Ndërkaq, në Fier, 109 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa u sekuestrua dje. Lënda narkotike ishte e ndarë në 99 pako, ndërsa transportohej me mjetin me targa AA732 CZ. Burime zyrtare nga policia thanë se lënda narkotike po transportohej nga dy persona të identifikuar si Ermal Daja 34 vjeç dhe Gani Shehaj 57 vjeç. Dy të ndaluarit e kishin marrë lëndën narkotike në Vlorë, ndërsa destinacioni i saj ishte Fieri. Mësohet se automjeti me lëndën narkotike u bllokua në aksin rrugor Vlorë-Fier, ku pas informacioneve të marra nga uniformat blu u bë dhe bllokimi i tij, i lëndës narkotike dhe arrestimi në flagrancë i Shahaj dhe Dajës.

Ndërkaq, një sasi e madhe droge është sekuestruar orët e fundit në Greqi, ku në zonën e Igumenicës mendohet të jenë kapur të paktën 100 kilogramë marijuanë që vinte nga Shqipëria, ndërsa u arrestuan disa persona. Policia shqiptare dhe ato fqinje, deri më tani, vetëm për këtë vit kanë mundur të bllokojnë mbi 5 ton marijuanë që ishte kultivuar në Jug të Shqipërisë. Aksionet janë të përditshme dhe të përqendruara kryesisht në shkatërrimin e organizatave kriminale që mundësojnë dërgesat e drogës për në Evropë. Policia po zhvillon kontrolle të shumta në Shqipëri edhe për kapjen e shpërndarësve të drogës.


Shkrimi u publikua sot (15.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit