Një vit pa Dorinën, i ati: Humba
gjënë më të shtrenjtë, drejtësi

Një vit pa Dorinën, i ati: Humba<br />gjënë më të shtrenjtë, drejtësi
TIRANE- Dorina është një nga 11 vajzat studente të Universitetit "Aleksandër Xhuvani" të cilat humbën jetën, kur autobusi në të cilën po udhëtonin ra në humnerë në qafën e Vishës në Himarë, pasditen e 21 majit 2012. Në familjen e Dorinës, në qytetin e Krujës plaga e humbjes së vajzës së tyre mbetet ende e hapur.

Mes dhimbjes për humbjen e të bijës, vetëm 21 vjec Hasan Stafa tregon sa i vështirë ka qenë ky vit për familjen e tij. Është dhimbje e madhe për prindin. Duhet kohë që në të ekuilibrohemi nga ana psikologjike. i thonë një vit të ndjesh mungesën e fëmijës. Unë kam investuar 21 vjet në atë fëmijë, dhe patritmas i këputet jeta në mes. Në këtë vit të vështirë, pavarësisht nga dhimbja që kemi, pavarësisht nga solidariteti nga të afërmit që na kanë qendruar pranë, ne përsëri nuk jemi të qetë pasi kërkojmë drejtësi. “

Stafa kërkon të vihen të gjithë përpara drejtësisë të gjithë ata që ai i quan përgjegjës për vdekjen e vajzës së tij dhe kërkon që kompania Sigma të dëmshpërblejë familjet e prekura nga kjo ngjarje e rëndë. Madje kërcënon se do bëjë vetëgjyqësi.

“Ne po kërkojmë që të viohet drejtësia në vend. Gjatë këtij viti ne kemi kërkuar mbështetjen e atyre strukturave që duhet të bëjnë diçka për këto familje të viktimave dhe 26 të mbijetuarat. Ne s’kemi marrë ende dëmshpërblimet, kjo është një vrasje e dytë për ne. Kërkojmë nga ministria e Financave që të ushtrojë presionin duhur në bazë të ligjit mbi autoritetin e specializuar për këto raste kompanisë së Sigurimeve Sigma dhe kompanisë së transportit që përdorte autobusin mbi 30 vjecarë të amortizuar totalisht. Dua të bëjë apel që të dalin para drejtësisë shkaktarët e vërtetë, që janë administratori i kompanisë së udhëtimeve, pjesëtarë drejtues të univeristetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani” dhe drejtuesit e kompanisë Sigma. Kemi kërkuar ndihmë nga kryeministri Berisha dhe ambasadori amerikan. Pasi të mbarojë viti ne do tju drejtohemi përsëri strukturave të tjera penale për të bërë denoncimin e këtyre personave ose do bëjmë vetëgjyqësi. Ne humbëm gjënë më të shtrenjtë, pro ne nuk duam që kjo tragjedi të ndodhë përsëri me familje të tjera shqiptare””- thotë ai në një prononcim për Tv A1 Report.

Më 21 maj një autobus me 33 studentë të Universitetit "Aleksandër Xhuvani", dega Gjuhë-Letërsi, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë rreth 80 metra të thellë në qafën e Vishës në Himarë. Në aksident humbën jetën 13 persona dhe 22 studente u plagosën. Mes viktimave ishte edhe shoferi i autobusit 55-vjeçar, Pëllumb Çela. Sipas ekspertizës shkak ti këtij aksidenti ishte shpejtësia e madhe e autobusit.

(sg.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G