Një zbulim në gjuhën shqipe, më i
vjetër se “Meshari” i Gjon Buzukut

Një zbulim në gjuhën shqipe, më i<br />vjetër se “Meshari” i Gjon Buzukut
Shkrimi i librit më të vjetër në gjuhën shqipe ende nuk ka një përcaktim të saktë kohor. Deri tani është mbajtur “Meshari” i Buzukut që daton në mesin e shekullit XVI. Por, ne një studim i fundit i profesorëve Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake, eshte zbuluar një dokument që mendohet t’i përkasë shekullit të XIV, ku shkruhet një shqipe me germa latine.Studimi ka si qëllim zbulimin e ndikimit të gjuhës shqipe në të gjithë gjuhët e rajonit, por edhe në gjuhët e vdekura. Dy profesorët në studimin e tyre kanë arritur në përfundimin se një pjesë e gjuhëve si, latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa më e madhe e gjuhëve të Ballkanit, kanë elementë të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Fakti se një pjesë e foljeve kryesore të shqipes gjenden në këto gjuhë, e vërteton më së miri këtë gjë.

meshari
Ata kanë paraqitur fletën e një libri të Biblës që dokumenton gjuhën shqipe të shkruar në fillim të shekullit të XVI. Nëse do të vërtetohet origjinaliteti i këtij dokumenti, atëherë kemi të bëjmë me një libër më të hershëm se “Meshari”, i cili daton në mes të shekullit të XVI. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një zbulim të mirëfilltë shkencor apo jo. Dokumenti që publikohet në web-in zyrtar të Akademisë së Shkencave të Austrisë pretendon se bëhet fjalë për një shqipe të shkruar rreth shekullit  XIV.

Përcaktimi më i saktë i datës do të shërbente për të vërtetuar nëse “Meshari” i Gjon Buzukut është i pari libër i shkuar në shqip apo më në fund gjuhësia ka arritur të gjejë dokumente të tjerë që e vërtetojnë këtë gjë. Në foto jepet fleta e një libri fetar, i shkruar në italisht dhe në shqip. “Scala I. Ligierata VI. Si e krijoi 3ot$ne Adamne et Evene. Të paretë tanë print”, që kuptohet. “Ligjërta e VI. Si e krijoi Zoti Adamin dhe Evën, prindërit tanë të parë”.

meshari

Në gjurmët e Joklit, dy profesorët austriakë kanë përdorur materialet dhe dokumentet e themeluesit të shkencës së Albanologjisë, Norber Jokl, i cili u vra nga nazistët në maj 1942. Ai studioi gjuhët indo-evropiane, gjuhët sllave dhe gjuhët romane. Një vëmendje të veçantë i ka kushtuar gjuhës shqipe. Në moshën 30-vjeçare mësoi gjuhën shqipe. Është autor i librave “Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes” dhe “Kërkime gjuhësore – kulturore historike nga fusha e shqipes”.

Deri më sot tre cilësohen si dokumentet më të hershme të shqipes. Edhe pse gjithë gjuhëtarët pranojnë se shqipja duhet të jetë shkruar shumë kohë më herët, dokumenti i parë që e dëshmon këtë është “Formula e pagëzimit”, e shkruar nga kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit në 8 nëntor 1462. Duke parë mangësitë në ushtrimin e fesë, Pal Ëngjelli lëshon një qarkore latinisht, ku lejon që në kohë lufte fëmijët të pagëzoheshin në shqip. Formula është: “Un të pagëzonj pr’emen’t Atit e t’birit e t’shpirtit shenjt” shqip.

[meshhari] Dokumenti i dytë është fjalori i Von Harfit, i vitit 1497, që përmban një numër fjalësh dhe shprehjesh që i duheshin udhëtarit gjerman gjatë kalimit të tij në Shqipëri në Durrës dhe në Ulqin. Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) ka 26 fjalë shqip, 8 shprehje dhe numrat nga 1 deri 10 dhe 100 e 1000. Fjalori modest i udhëtarit Arnold Fon Harfit ka një rëndësi të madhe për gjuhën shqipe, duke qenë se është i pari dokument i shprehjeve dhe numrave.

Të së njëjtës rëndësi, gjuhëtarët rendisin dhe “Perikopeja e Ungjillit të Pashkës”, nje dokument i shkruar në greqisht, që mendohet se i përket shekullit XV ose fillimit të shekullit XVI. Ky dokument përbëhet nga 2 pjesë të vogla Bible në gjuhën shqipe, që u gjetën në një dorëshkrim greqisht të shekullit XIV. Por si dokumenti më i rëndësishëm deri më sot mbahet “Meshari” i Gjon Buzukut, i pari libër në gjuhën shqipe. “Meshari” i përket vitit 1555. Por, të gjithë studiuesit janë të një mendimi kur flasin për dokumentet më të hershme se “Meshari”.

meshari

Meshari” përbëhej nga 110 fletë ose 220 faqe. Origjinali i librit që ka arritur të gjendet përbëhet nga 94 fletë. Libri është kishtar dhe është shkruar në gjuhën latine, ka 154 000 fjalë. Është në dialekt verior dhe origjinali gjendet në Arkivat e Vatikanit. Një kopje të dixhitalizuar të tij,Papa Françesku ia dhuroi Presidentit  të Republikës në ditën e vizitës në Shqipëri.

Arqipeshkvi francez i Tivarit me emrin Brokard, që ka udhëtuar në Shqipëri, në një relacion latinisht të vitit 1332,i shkruan: “Sado që shqiptarët kanë një gjuhë fare të ndryshme nga gjuha latine, prapë ata kanë në përdorim edhe në tërë librat e tyre shkronjën latine”. Një gjë mund të thuhet me siguri: Nëse dokumentet shqipe ekzistojnë, zbulimin e tyre mbetet ta presim gjithmonë nga të huajt.

Marrë nga ATSH

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt