Një 41-vjeçare nga Kosova lind fëmijën e saj të 16-të: Kur u martova më uruan një mëhallë të tërë

Një 41-vjeçare nga Kosova lind fëmijën e saj të 16-të: Kur u martova më uruan një mëhallë të tërë

Foto ilustruese

Një 41-vjeçare nga Prishtina, Bahria Gashi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të fundit, i cili vjen pas 15 shtatzënive.

Ajo rrëfen për mediat kosovare se shtatzënia e saj ka qenë e paplanifikuar dhe se lindja ka ndodhur aq shpejt sa nuk ka pasur kohë për të shkuar në spital. “Katër i kam lind në spital, të tjerat në shtëpi më ndihmën e Zotit dhe të vjehrrës. Vjehrra më ka ndihmu… më mirë në spital se është kujdesi më i mirë dhe pritja më e mirë”, tregon ajo.

Bahria thotë se shkalla e lartë e tensionit ka qenë arsyeja se përse fëmijën e 16-të e ka lindur në shtëpi,larg kujdesit mjekësor. Ajo tregon më tutje se fëmijët e saj nuk e kanë pritur mirë lajmin që shtëpisë po i shtohet edhe një fëmijë, jo për shkak të numrit të tyre të madh, por për shkak të kushteve të rënda ekonomike në familje. Bahria shton më tej se vetë nuk ka mundësi të punojë për shkak të obligimeve që ka ndaj fëmijëve, dhe se e tërë familja e saj jeton me pagën e bashkëshortit.

Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë Xhevdet Gojnovci tregon për median kosovare Kallxo.com gjendjen në të cilën është pranuar fëmija në klinikë, pasi ka lindur në kushtet e shtëpisë.

“Ka lindur në kushte shtëpiake me datën 28, ndërsa është pranuar me datën 29 tetor pas mesnate në ora 00:40 minuta dhe është sjellë nga familjarët. Meqenëse ka lindur në kushte shtëpiake është pranuar dhe është vërejtur se kërthiza është punuar në kushte josterile, është lidhur me penj. Megjithatë doktorët e kanë bërë përpunimin e kërthizës. Temperatura trupore ka qenë 33.3 gradë celsius që normalisht është 36.5, është vendosur në inkubator dhe në një aparat që i jep oksigjen me presion”, tregon Gojnovci.

Teksa fëmija i porsalindur gjendet në gjendje të stabilizuar në Klinikën e Neonatologjisë, mjekët apelojnë që të mos lindin në shtëpi pasi rreziku është i madh dhe për nënën edhe për fëmijën. Ndërsa Bahria thotë se fëmija i lindur ditë më parë do të jetë i fundit për të, pasi premton se do ta shtojë kujdesin për të mos mbetur më shtatzënë.

Së fundmi, Bahria është bërë edhe gjyshe. “Me u ba gjyshe është një dhuratë e madhe e masandej me u ba nanë. Pasi je ba gjyshe, është shumë prekëse, por ndodhi”, thotë ajo, teksa kujton se kur është martuar urimi më i shumtë që ka marrë nga njerëzit ka qenë: "U bëftë një mëhallë prej jush".

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë