Një 61-vjeçare kapet 'mat' me 29-vjeçarin në hotel, akuzohen për prostitucion

Një 61-vjeçare kapet 'mat' me 29-vjeçarin në hotel, akuzohen për prostitucion

Policia e Tiranes

Një 61-vjeçare nga Fieri dhe një 29-vjeçar nga Tirana janë arrestuar sot nga Policia e Tiranës pasi akuzohen 'prostitucion' dhe 'shfrytëzimi i prostitucionit'. 61-vjeçarja N.P dhe i riu O.B janë kapur në ambientet e një hoteli në bulevardin “Zogu i Parë” në kryeqytet duke kryer marrëdhënie seksuale.

Policia e Tiranës njofton se aksioni është zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

Në njoftimin e sotëm, policia e kryeqytetit bën me dije gjithashtu se në operacione të ndryshme ka vënë në pranga edhe persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Mes tyre, një 23 vjeçar, banues në Tropojë, i cili është arrestuar pasi posedonte fara kanabisi.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë

Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë