Një anije amerikane goditet nga një raketë e rebelëve të Houthis në Gjirin e Adenit

Një anije amerikane goditet nga një raketë e rebelëve të Houthis në Gjirin e Adenit

1704712547_detiikuq.png

Një anije në pronësi të Shteteve të Bashkuara është goditur të hënën nga një raketë e shkrepur nga rebelët e lëvizjes jemenase, Houthis, në Gjirin e Adenit, njoftuan zyrtarët.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara e konfirmoi sulmin dhe i fajësoi rebelët e Houthis për të.

"Anija ka raportuar se nuk ka të lënduar apo dëme të mëdha dhe po e vazhdon rrugëtimin", tha Komanda Qendrore.

Firmat e sigurisë Ambrey dhe Dryad Global thanë për Associated Press (AP) se anija e goditur ishte Eagle Gibraltar, një anije për transportimin e mallrave me shumicë.

Anija është në pronësi të Eagle Bulk nga Konektikati i Shteteve të Bashkuara.

Agjencia detare e Britanisë së Madhe, UKMTO, e cila i mbikëqyr ujërat në Detin e Kuq, tha se sulmi ndodhi rreth 177 kilometra në lindje të Adenit.

Houthis e kanë shënjestruar këtë korridor jetik nëpër të cilin kalojnë furnizimet me mallra dhe energji nga Azia dhe Lindja e Mesme në drejtim të Kanalit të Suezit dhe pastaj në Evropë.

Rebelët e Houthis, të cilët mbështeten nga Irani, thonë se sulmet në ngushticën jetike të transportit të mallrave përmes Detit të Kuq po bëhen ndaj anijeve të ndërlidhura me Izraelin, si përgjigje ndaj luftës në Rripin e Gazës./ REL


Lajmi kryesor:

Lufta/ Gaza, Ministria e Shëndetësisë: Mbi 24 mijë të vrarë që nga fillimi i luftës! SHBA rrëzon një raketë të rebelëve Houthi drejtuar luftanijes amerikane në Detin e Kuq!


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen