Gjinari është kthyer këto ditë në një kartolinë të vërtetë e një dimri që nuk është gati të largohet e t'ia lerë vendin verës. Bujtinat e mbuluara nga bora, rrugët gjarpëruese, pishat e larta me maja të bardha dhe tymi që ngrihet nga oxhakët krijojnë një atmosferë që të duket si e dalë nga një përrallë.
I vendosur rreth 22–24 kilometra larg Elbasanit, ky fshat malor mbetet një ndër destinacionet më të preferuara për ata që kërkojnë qetësi, ajër të pastër dhe natyrë të paprekur. Jo më kot, kjo video e publikuar sot edhe nga kryeministri Edi Rama nxjerr në pah pikërisht këtë anë të Gjinarit, një vend i thjeshtë, por me një bukuri që s’të del nga mendja.
Zona e Shpatit, ku bën pjesë Gjinari, është ndër më të pasurat për nga resurset natyrore. Në verë ofron freski dhe gjelbërim, ndërsa në dimër shndërrohet në një panoramë të bardhë që të fton për arratisje nga rutina.
Pyjet e dendura dhe peizazhi malor janë pasuria kryesore e kësaj zone. Mali i Bukanikut, që ngrihet mbi 1831 metra mbi nivelin e detit, mbetet një nga pikat më të preferuara për ngjitje dhe eksplorim.
Por Gjinari nuk është vetëm një kryevepër e natyrës. Krahina e Shpatit ka një histori të hershme që shkon deri në kohën e bronzit. Në rrugën drejt tij ndodhet Shelcani, ku vizitorët mund të ndalen në kishën e Shën Kollit, një objekt i shekullit të XVI me afreskë të realizuara nga ikonografi i njohur Onufri.
Zona është e pasur edhe me objekte të tjera të trashëgimisë kulturore, si kishat e Valëshit, Gjinarit, Pashtreshit dhe Sterstanit. Ndër më të veçantat mbetet Kisha e Shën e Premtes në Valësh, e pikturuar në vitin 1554 në stilin bizantin.
Ndërkohë, natyra fsheh edhe monumente të rralla si Dushku i Lleshanit, një pemë shumë shekullore e shpallur monument natyre, e rrethuar me legjenda që vazhdojnë të tregohen edhe sot.
U.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Mars, 08:12
Rritja e çmimit të ushqimeve, a duhet të marrë masa qeveria për të mbrojtur konsumatorët?
-
Po
91.4%
-
Jo
5.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 569
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Më shumë saktësi, më pak rrezik! Instalohet platforma e re për diagnostikimin e transfuzioneve të gjakut
27 Mars, 08:14
-
Anëtarësim pa veto në BE, Marta Kos skeptike për propozimin e Shqipërisë dhe Serbisë: Nuk jam e sigurt nëse Rama dhe Vuçiç e dinë sa duhet të arrijnë
26 Mars, 21:59
-
‘Varrezat’ drejt boshatisjes, makinat dhe motomjetet e vjetra i nënshtrohen procesit të çmontimit dhe riciklimit (VIDEO)
26 Mars, 21:19
-
Viti i artë për turizmin shqiptar, 5,72 miliardë euro të ardhura në vitin 2025
26 Mars, 15:58
-
Dashamir Shehi për Report Tv: Mirëpres ligjin për referendumet! Salianji armiku i brendshëm i Berishës, protestat e PD pa interes
26 Mars, 14:57
-
Rama u bën ftesën investitorëve: Provoni rakinë, do ju sjellë në qejf dhe s'do të vuani për problemet tona
26 Mars, 13:31
-
Rama në takim me investitorë ndërkombëtarë: Shqipëria reflekton kohën e botës! Së shpejti me lajme të mira nga Diella
26 Mars, 13:12
-
295 mijë njerëz vizituan Butrintin në vitin 2025, Gonxhja: Nuk është më vetëm një ndalesë, por një eksperiencë!
26 Mars, 11:44
-
Linja e fortë kundër Iranit, Rama për ‘Le Point’: Duhet të flitet me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi iranian! Do blejmë pajisje ushtarake, europiane, izraelite e amerikane sipas nevojës
26 Mars, 09:01
-
Shkarkimi i Spiropalit/ Kthupi: Erdhi pasi ish-ministrja zhvilloi takim të nivelit shumë të lartë, prezentë edhe shërbimet sekrete! Muça: Po kërkon të demokratizojë PS! Karaj: ‘Kurban’ i Ramës
25 Mars, 23:06
-
Axhenda/ Rama mbledh të shtunën grupin e PS, raportim nga Mazniku dhe Kadastra! Ministrja Ismaili prezanton ‘Strategjinë e Komunikimit’
25 Mars, 14:57
-
‘Shqipëria në BE brenda 2030’/ Bardhi ironizon Ramën: Para zgjedhjeve premtoi pasaportë europiane, sot tregon ‘Noc Rrokun’!
25 Mars, 14:54