Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për dialog me protestuesit në ditën e 10-të të protestës. Ndryshe nga herët e tjera, kreu i qeverisë ka vendosur përpara Kryeministrisë disa stola guri me mbishkrimin “Dialog”.

“Mirëmëgjes“, shkruan Rama krahas videos.

Dy ditët e fundit, Rama nxorri karrige para zyrës së tij, por u ato u thyen nga protestuesit. Edhe mbrëmjen e djeshme në vijim të tensioneve, protesuesit dogjën një karrige në mes të bulevardit 'Dëshmorët e Kombit' në shenjë refuzimi për të dialoguar me kryeministrin.

Po ashtu protestuesit e maskuar hodhën disa molotovë drejt kryeministrisë e Kullat Binjake përballë dhe disa gurë në drejtim të uniformave blu. Pas kësaj, pa shkuar ora 20:00 nisi marshimi drejt Sheshit Skënderbej dhe më pas një shi i dendur i shpërndau protestuesit.