TIRANE - Një kalimtare ka mbetur e plagosur rëndë si pasojë e përplasjes që ka marrë nga një automjet.

Ngjarja është shënuar gjatë orëve të mbrëmjes së sotme, në Unazën e Re.

60-vjeçarja Avdie Dumani është dërguar menjëherë për në Spitalin Ushtarak të Tiranës ndërsa sipas bluzave të bardha gjendja e saj shëndetësore paraqitet kritike për jetën.

Sipas hetimeve paraprake të policisë të mbërritur në vendngjarje, shkak për aksidentin e rëndë mendohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara të automjetit, ndërsa drejtuesi i tij është larguar nga vendi i ngjarjes.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)