Një Botëror spektakolar, pesë gjërat që spikatën nga faza e grupeve
48 ndeshjet e para ato të fazës së grupeve të Kupës së Botës fluturuan dhe tani që nga e shtuna do nisin përballjet e vërteta ato të fazës së 1/8. Në Botërorin e Rusisë deri tani janë thyer disa rekorde në statistika.
Rusi 2018
48 ndeshjet e para ato të fazës së grupeve të Kupës së Botës fluturuan dhe tani që nga e shtuna do nisin përballjet e vërteta ato të fazës së 1/8. Në Botërorin e Rusisë deri tani janë thyer disa rekorde në statistika si portieri më i madh që ka luajtur ndonjëherë apo edhe ndeshjet që kanë pasur gola dhe nuk janë mbyllur në të bardhe. Po bëjmë një rezyme të atyre gjërave të bukura që na ngelën në mendje nga faza e grupeve.
1- Kemi parë një Kroaci spektakolare dhe pyetja është deri ku do të arrijë?
Kroacia ka dhënë spektakël në ndeshjet e grupit D duke i fituar të treja. Ballkanasit e Dalic kanë shënuar ,kanë dhuruar futboll të bukur dhe kanë lojtarë me shumë cilësi. Modric, Rakitic, Mandzukic, Peresic e të tjerë e bëjnë Kroacinë pse jo një prej favoriteve. Në 1/8 skuadra e Dalic ka përballë Danimarkën ndërsa më tej në çerekfinale ndoshta përballet me Spanjën.

(Futbollistët kroatë)
2- Faleminderit VAR
Ndoshta dikujt akoma nuk i pëlqen por përdorimi i teknologjisë apo sistemit VAR në këtë Kupë Bote ka vënë drejtësi. Me sistemin VAR Botërori është pastruar nga disa gabime që po të mos ishte teknologjia do kishin shkaktuar polemika të mëdha.

(Sistemi VAR)
3- Ronaldo-Messi vijon të jetë një sfidë pa fund
Mund të përballen në çerekfinale nëse Portugalia dhe Argjentina kalojnë më tej dhe ky do ishte një tjetër duel mes Messit e Ronaldos. Portugezi ka shënuar 4 gola deri tani, ka humbur edhe penallti ashtu si edhe Messi që ka shënuar vetëm një gol por më e bukura ende duhet të vij.

(Ronaldo)
4- Golashënuesit
Harry Kane ka shënuar 5 gola deri tani duke lënë pas Ronaldon e Lukakun me 4. Por në fazën tjetër do ketë shanse për t’u argëtuar me Diego Costa, Cavani e Suarez apo edhe Neymar që mund të futen në lojë.
5- Maroku, Irani e jo vetëm. Ekipe që mund t’u heqim kapelën
Në fund të ndeshjes Iran-Portugali ka pasur shumë nga ata që menduan se Irani meritoi të kalonte më tej. Maroku e Irani na bënë për vete dhe fituan simpatinë e tifozëve. Por edhe skuadra të tjera të vogla dhanë gjithçka. Koreja e Jugut eliminoi Gjermaninë. Meksika shkëlqeu dy ndeshjet e para, ndërsa Panamaja shënoi golin e parë në Kupën e Botës dhe kjo nuk është aspak keq.

(Tifozët)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Shkurt, 08:49
A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?
-
Po
37.2%
-
Jo
55.7%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 5045
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Endri Tafani në 'Repolitix': Berisha nuk ka mbështetje në Greqi nga emigrantët shqiptarë, mban afër Fredi Belerin
25 Shkurt, 22:52
-
Rama tregon marrëdhënien me kryepeshkopin e ndjerë Anastas, zënka për murin e Kishës
25 Shkurt, 22:51
-
Ukraina e SHBA drejt marrëveshjes për mineralet e çmuara! Zelensky të premten në Washington
25 Shkurt, 22:42
-
Rama intervistë për televizionin grek: Nuk ka territore shqiptare në Greqi, por toka ku shqiptarët jetonin më parë! S'ka Vorio Epir në Shqipëri
25 Shkurt, 22:23
-
Marrëveshja e detit në 2009 me Greqinë, Meçollari në ‘Repolitix’: Më e keqja, s'mund të kthehet! Meçaj: Berisha do mbështetet nga Athina pas mitingut elektoral
25 Shkurt, 22:13
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ do të shqyrtojë nesër aplikimet e 11 partive që kërkojnë të marrin pjesë në garë, mes tyre ‘Djathtas 1912’ dhe ‘Koalicioni Euroatlantik’
25 Shkurt, 22:12
-
Rama intervistë për televizionin grek: Rama: Është e tepërt të flasësh për grabitje pronash të minoritetit! Ne mund të hapim shkolla por ju duhet të dërgoni mësues
25 Shkurt, 21:55
-
Milano/ Prokuroria dhe Guardia di Finanza kërkojnë 12.5 milionë euro nga Elon Musk për evazion fiskal
25 Shkurt, 21:53
-
Trump kërcënim për votën demokratike? Rama intervistë për Mega: Në 2016 s'i kisha të gjithë flokët e bardhë, isha më i ri! Sot kam ndryshuar mendim
25 Shkurt, 21:39
-
Kina vëzhgon me kujdes strategjinë e Presidentit Trump për Ukrainën, forcon lidhjet me Rusinë
25 Shkurt, 21:24
-
Si janë marrëdhëniet shqiptaro - greke? Rama: Tani janë mirë, mund të jenë shumë më mirë! Për një farë kohe ishin keq, por jemi në rregull tani
25 Shkurt, 21:20
-
Çështja e detit në Hagë/ Rama për televizionin grek: Humbëm shumë nga vrulli i parë! U dogj jorgani për 1 plesht, duhet palët të ulen e punojnë! Me Greqinë marrëdhënie skizofrenike, të hiqet ligji i luftës
25 Shkurt, 20:50