/ATSH-AFP/ - Një dalje e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do t'i kushtonte shumë shtrenjt vendit, por gjithashtu dhe partnerëve të tij ashtu si Irlanda, Luksemburgu dhe Belgjika duke pasur më shumë për të humbur se të tjerët, sipas një studimi nga Fondacioni Bertelsmann publikuar sot.
Britania e Madhe do të jetë më e prekur, në 2030, me një ndryshim të Prodhimit të Brendshëm Bruto për banor që mund të shkojë në rastin më të keq deri në 14 për qind në raport me atë që do të ishte duke qëndruar në BE.
"Kursimet që mund të bëjë Londra duke mos kontribuar më në buxhetin evropian nuk do të kompensonin në asnjë rast mungesën për të fituar", theksojnë autorët e studimit.
Kryeministri britanik, konservator, David Cameron premtoi, para zgjedhjeve legjislative të 7 majit, zhvillimin në rast të rizgjedhjes së tij të një referendumi për mbajtjen ose jo të vendit në BE deri në vitin 2017. Konservatorët dhe laburistët kanë rezultate të ngushta në sondazhe.
Në të gjitha rastet, partnerët e Londrës do të ishin gjithahstu humbës duke nisur nga Irlanda, me njp ndryshim prej 0,8 për qind dhe 2,7 për qind të PBB-së për banor deri në vitin 2030.
Luksemburgu, Belgjika dhe Suedia do të ishin mes vendeve të tjera më të prekura.
/Shqiptarja.com