Një burrë i zhveshur ‘zbarkon’ sonte te Akademia e Arteve në Tiranë

Një burrë i zhveshur ‘zbarkon’ sonte te Akademia e Arteve në Tiranë

TIRANË- Një burrë, i zhveshur, zbarkon në një ishull, hipur mbi një trap...

Vendasit e mirëpresin së pari, pastaj e burgosin, pastaj e internojnë, dhe e lenë të hipë në të njëjtin trap.

Nga frika që kjo ndodhi mund të përsëritej ata vendosin të fortifikojnë ishullin me mure shumë të larta, në mënyrë që edhe zogjtë ta mbajnë veten larg tokës së tyre, dhe askush të mos dijë për ekzistencën e ishullit.

Ky është subjekti i veprës së Armin Greder "Ishulli" me regji të italianit Francesco Tammacco.

Një shfaqje për emigrimin, tolerancën dhe pranimin e të ndryshmëve që sonte do tē vendoset në orën 19:00 te Akademia e Arteve. 

E gjitha është në kuadër të një turneu që po zhvillon Bashkia e Tiranës dhe ajo e Fierit falë projektit të BE me Malin e Zi dhe Italinë.

“Ishulli” në Akademinë e Arteve, sonte do të ketë protagonistë aktorët si Claudia Gadaleta, Rosa Tarantino, Federico Ancona, Marco Sallustio, Carlo Salvemini, Gabriella Caputi etj. 

Ndërkaq, dje në mbrëmje aktori i mirënjohur Arben Derhemi dha monodramën e tij “Johan Padan” në kuadër të projektit në Budva.

“Johan Padan i Otrice Amertika” i dramaturgut Dario Fo, dha një mesazh tejet të rëndësishëm në shqip që si për ironi përkoi edhe me tërmetin e fortë që përjetoi Tirana e Durrësi. 
Mesazhi human është që mos e kontrolloni dhe mos e shikoni fundin e botës tek kometat natyrale, tek furtunat e mëdha, tek vetëtimat, bubullimat, tek rrëzimi i gjithçkaje që është ndërtuar deri më sot.

Ajo që po prishet është pikërisht shpirti i njerëzimit. Ana shpirtërore po humbet dhe njeriu po bëhet pjesë e botës së makinave, teknologjisë, gjë që nuk do të ishte normale, sepse zoti e ka ndërtuar të tillë dhe e ka bërë natyra kaq të mirë, kaq perfekt, kështu që lëreni kështu siç është.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu

Nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu