Një video e tmerrshme e publikuar nga mediat e huaja, thuhet se tregon momentin kur një dhëndër vritet në martesën e tij, pasi një person i armatosur e sulmoi atë në një distancë të afërt.
Sipas mediave të huaja, i sapomartuari Sunnil Verma, 25 vjeç, po e festonte bashkë me mysafirët e tij, para se një plumb i një pistolete ta qëllonte atë një gjoks.
Në videon e bërë nga fotografja e dasmës thuhet se shihet një person duke mbajtur një armë, e cila “shpërthen” kur ai me sa duket rregullon majën e pistoletës.
Dhëndri shikon rreth burrit që qëlloi, përpara se të mbajë gjoksin e tij dhe të rrëzohet përpara. Policia në lagjen Lakhimpur Kheri të Uttar Pradesh në Indi është në kërkim të një burri të dyshuar për vrasjen. Zyrtarët thanë se ai u arratis.
Vrasja duket se ka ndodhur gjatë festimeve, por nuk është e qartë nëse incidenti ishte i qëllimshëm ose një aksident.